MЁNYRA E ABDESIT

 
20 thirrje tė thjeshta dhe tė lehta PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e premte. 23 nėntor 2012
 O Allah, na ndihmo të të përmendim dhe të kujtojmë TY, dhe mos lejo që djalli të na pengojë në këtë punë! O Allah, na bëj të devotshëm dhe të përulur ndaj Teje!...







O vëlla, oj motër! Në këto thirrje ka mirësi të shumta, prandaj mos i braktis ato për sa kohë ke mundësi t’i veprosh.

1- O Allah, na ndihmo të të përmendim dhe të kujtojmë TY, dhe mos lejo që djalli të na pengojë në këtë punë!
2- O Allah, na ndihmo ndaj armiqve tanë në fe dhe në dynja, nga djajtë dhe nga njerëzit!
3- O Allah, hidhërimin tënd hidhe mbi armiqtë tanë e jo mbi ne!
4- O Allah, na udhëzo në punë të mira dhe na bën të qarta të metat e nefsit tonë!
5- O Allah, na e bëj të qartë rrugën e drejtë dhe pasimin e argumentit!
6- O Allah, na ndihmo ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi!
7- O Allah, na bëj të të frikësohemi TY haptazi dhe fshehurazi!
8- O Allah, na bëj që të falënderojmë TY për çdo dhunti!
9- O Allah, më bëj të të përmend TY pandërprerë...!
10- O Allah, na bëj që të jemi të nënshtruar ndaj urdhrave TU!
11- O Allah, na bëj të devotshëm dhe të përulur ndaj Teje!
12- O Allah, na bëj të lutemi shumë!
13- O Allah, na bëj prej të penduarve!
14- O Allah, na i bëj lutjet e tona të jenë të pranuara!
15 O Allah, na i shlyej mëkatet tona!
16- O Allah, na forco në varr, kur do të pyetemi nga ana e melekëve!
17- O Allah, na bëj që gjuha jonë të thotë vetëm të vërtetën!
18- O Allah, na udhëzo në rrugën e drejtë!
19- O Allah, na i largo nga zemrat tona: zilinë, mashtrimin dhe urrejtjen!
20- O Allah, na ruaj nga morali i keq!

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.