MЁNYRA E ABDESIT

 
Gabimet e fundvitit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e enjte. 15 nėntor 2012
 Nuk është legjitim urimi me ardhjen e vitit të ri hixhrij, sepse një vepër e tillë nuk na ka ardhur nga selefi (të parët tanë)...






1- Nuk është legjitim urimi me ardhjen e vitit të ri hixhrij, sepse një vepër e tillë nuk na ka ardhur nga selefi (të parët tanë), dhe sikur të ishte e mirë (hair) do të na kalonin ata në këtë.

2- Është shumë e përhapur se fletushkat mbyllen me përfundimin e vitit, por e vërteta ështe se ato mbyllen me vdekjen e njeriut dhe shfaqen prapë në Ditën e Gjykimit. Allahu ka thënë:
“…dhe kur të shpërndahen fletushkat”. (Tekvir: 10).

3- Thuhet se punët ngriten tek Allahu në fund të vitit, por kjo është në kundërshtim me fjalën e Muhamedit alejhi selam, i cili ka thënë:
”Në muajin shaban ngriten punët tona tek Allahu”.
Kjo është ngritja e punëve vjetore, ndërsa ngritja e punëve javore bëhet në ditën e hënë dhe të enjte, ndërsa ngritja ditore e punëve bëhet në namazin e sabahut dhe të ikindisë.

4- Nuk lejohet festimi i të ashtuquajturit “vitit të ri hixhri”, apo “përkujtimi i hixhretit të Muhamedit alejhi selam”, sepse kjo është risi (bidat) në fe. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush shpik (në fenë tonë) atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar”.

5- Si muslimanë duhet të punojmë me kalendarin hënor për shkak të dobive sheriatike, si: agjërimi, haxhi etj.

6- Disa prej emrave të muajve diellorë kanë emra të zotëve të tyre, psh: janari: ruajtësi i qiellit.

7- Ne duhet ta falënderojmë Allahun që na ka zgjatur jetën, më i miri prej nesh është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.

8- Të meditojmë në shpejtësinë e kalimit të ditëve, netëve, javëve, muajve dhe viteve. Allahu ka thënë:
”Ai është i cili bëri natën dhe ditën shembull për atë që do të marrë mend ose dëshiron të falenderojë (të jetë mirënjohës).” (Furkan: 62).


Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.