MЁNYRA E ABDESIT

 
Fėmija qė bėrtiste nė namaz!!! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 13 nėntor 2012

A e dini pse?
Këtë ngjarje e ka rrëfyer imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë! Ai ka thënë:

Ishte një fëmijë që nuk i kishte mbushur ende dhjetë vjeç. Sa herë që falej në xhami, qëndronte në rreshtin e parë mbas imamit…
Gjatë leximit e ngrinte zërin lart, sidomos kur imami këndonte kaptinën Fatiha-Elhamin. Fëmija me zë të lartë thoshte –Amiiiiiiiiin...! - saqë i nevrikoste edhe namazfalësit.

Imami nuk e ndërronte metodën e tij, me të përfunduar namazi e nxirrte fëmijën nga xhamia dhe as që i fliste. Një herë sapo përfundoi imami namazin e kapi fëmijën e vogël përdore dhe e pyeti:

-Pse vepron në këtë mënyrë?
Si mendoni ju, se iu përgjigj fëmija? Fëmija ia ktheu imamit:

Shtëpia ime është afër xhamisë dhe dy prindërit e mi nuk falin namaz asnjëherë, kështu që unë e ngris zërin lart, që ata ta kuptojnë, se unë po falem e të vijë të falet edhe ai (babai) me mua.
- Imami tha:
M’u rrëqeth trupi kur dëgjova fjalët e atij fëmije. Imami dhe disa namazli u morën vesh, që të shkojnë disa herë, edhe ta këshillojnë atë njeri për faljen e namazit…
Shkuan dhe e këshilluan njeriun, e njoftuan për rëndësinë e namazit, për rrezikun e mos-faljes dhe për ndëshkimin në botën tjetër. Imami thotë:
-Pasha Allahun, prindit të fëmijës pas asaj këshille nuk i ka ikur asnjë namaz, dhe çdo obligim e falte në xhami me xhemat.
SubhanAllah, në vend që prindi ta këshillojë fëmijën për namazin, ndodh e kundërta.

-O Allah, furnizoji të gjithë muslimanët me fëmijë të hairit, të cilët do të bëhen shkak për futjen e familjarëve të tyre në Xhenet. Allahum me Amin!

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.