MЁNYRA E ABDESIT

 
Namazi i Istihares PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e mėrkurė. 14 shkurt 2007

 

          Namazi i istihares është një sunet që Profeti alejhi selam e ka përcaktuar për këdo që dëshiron të bëjë një veprim, por heziton sepse nuk di çfarë të zgjedhë mes dy a më shumë zgjedhjeve. Istihare në arabisht nënkupton të kërkosh udhëzim për të marrë një vendim lidhur me diçka. Në terminologjinë e sheriatit, istihare do të thotë të kërkosh udhëzim (për vendimin e duhur) përmes namazit dhe lutjes së transmetuar për sa i përket istihares në lidhje me atë që është më e mira sipas dijes së Allahut.
Argumenti për namazin e istihares vjen nga hadithi i rrëfyer nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe i transmetuar nga Buhariu: “Profeti alejhi selam na mësonte të bëjmë istiharen për gjithë çështjet tona, ashtu siç na mësonte suret e Kuranit. Profeti alejhi selam na thoshte: “Nëse ndonjëri prej jush mendon të bëjë diçka, le të falë dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe pastaj të thotë: “Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim. Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ëlemu, ue ente 'allamul - gujub.
Allahumme, in kunte ta'ëlamu enne hadhel emru (përmend këtu me emër problemin tënd) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
Ue in kunte ta'ëlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi  ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi.”
(O Zot, me diturinë Tënde kërkoj hairin! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse në dijen Tënde kjo punë e imja (përmend këtu me emër problemin tënd) është hair për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko. E nëse në dijen Tënde kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të.) Transmetuar nga Buhariu. 
Ibn Hixhri duke komentuar këtë hadith ka thënë se istihareja nënkupton t’i lutemi Allahut që të na ndihmojë të bëjmë një zgjedhje, që nënkupton të zgjedhim më të mirën mes dy gjërave kur duhet të zgjedhim mes tyre. Istihareja është një nënshtrim ndaj urdhrave të Allahut dhe një dëshmi praktike e asaj që askush nuk ka fuqi nga vetja e tij. Kjo do të thotë se njeriu i kthehet Allahut duke u përpjekur të bashkojë të mirat e kësaj bote me ato të botës tjetër. Për të arritur këtë ne duhet të përulemi para Allahu të Lartësuar. T’i lutemi Allahut të Lartësuar përmes namazit ose lutjeve është shprehje e nevojës sonë për të dhe falënderim drejtuar Atij.

Arsyet e namazit të istihares
Të katër shkollat juridike islame janë të pajtimit se namazi i istihares praktikohet në rastet kur një person nuk di si të marrë vendimin e duhur. Në rastet kur dihet se një gjë është e mirë ose e keqe, si për shembull veprat e adhurimit, bërja e veprave të mira ose e veprave të këqija, nuk ka nevojë të falet istihare. Nuk ka vend për të falur istiharen kur bëhet fjalë për gjëra që janë të detyrueshme, haram ose mekruh, por istihareja ka të bëjë me gjëra që janë të lejuara. Istihareja pra falet kur njeriu duhet të zgjedhë mes dy gjerave të lejuara, si për shembull kur duhet të zgjedhë se në cilin vend të shkojë për të marrë dije, ose me cilin a me cilën duhet të martohet, ose kur vendos për ndonjë çështje për të cilën ka hezitim mes zgjedhjeve. Imam Neveviu ka thënë se është mustehab që përpara se të falet namazi i istihares, të konsultohet dikush që personi e njeh si të sinqertë, me përvojë dhe i besueshëm si dhe që njihet për dije fetare.

                                                                               

                                                                   Përgatiti: Eglantina Muça

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.