MЁNYRA E ABDESIT

 
Mposhteni lodhjen me ushqimet e duhura PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 10 nėntor 2012

Ushqimi na jep energji ditore dhe materiet e domosdoshme për rehabilitim nga aktivitetet e përditshme.





           Jemi dëshmitarë se si gjithnjë e më shpesh koha udhëheq me ne, dhe jo ne me të. Na bëjnë presion afatet, vjedhim momente për të ëndërruar dhe relaksuar, jemi të ekspozuar ndaj stresit. Organizmin tonë e ekspozojmë ndaj përpjekjeve shumë të mëdha. Ushqimi na jep energji ditore dhe materiet e domosdoshme për rehabilitim nga aktivitetet e përditshme. Me përzgjedhjen e mençur të ushqimeve në mënyrë të konsiderueshme i kontribuojmë freskisë sonë.

Si të ruajmë përqëndrimin?         

          
Ditën e fillojmë me ngrënien e mëngjesit, çka siguron mjaft energji për pjesën e parë të ditës (mjalti, drithërat e papërpunuara, marmelata natyrale, djathërat pa yndyrë...).

          Për flokë të bukur dhe lëkurë të bronztë e rëndësishme është që të konsumohen edhe vitaminat dhe mineralet, por edhe proteinat, së bashku me shumë lëngje. 

          Shumë me rëndësi është konsumimi i ujit të mjaftueshëm dhe çajeve bimorë. Gjatë ditës konsumoni të paktën 8 gota ujë; uji tretet dhe liron organizmin nga shumë toksina, e bën lëkurën më të freskët dhe të butë.

Çfarë duhemi të shmangim?
 
-         sasitë e mëdha të kafes dhe pijeve me kafeinë,
-         alkoolin dhe qëndrimin në hapësirat me tym,
-         teprimin me konsumimin e ushqimeve të ëmbla dhe të yndyrshme.

          Duhet të mësohemi të përballemi me lodhjen dhe stresin sepse janë pjesë e përditshmërisë sonë. Lodhja e grumbulluar dhe stresi i akumuluar janë si barërat e këqija: përhapen shpejt dhe dalin nga kontrolli.
Prandaj ju rekomandojmë: konsumoni sa më shumë perime (të freskëta, të konservuara, të ngrira): lakër, bishtaja, bizele, domate, speca, lakër; sa më shumë pemë: molla, kumbulla, mandarina, ananas; peshk: sardele, skumbri; mish pule; miell misri; oriz dhe perime të thata./balkanweb.com/
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.