MЁNYRA E ABDESIT

 
Femra besimtare PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e martė. 06 nėntor 2012

Femra besimtare,
e lumtur dhe shumë krenare.
Jetën t'buzëqeshur Allahu ia ka dhuruar.
Femra besimtare
Nuk turpërohet asnjëherë,
sepse jeton jetën, me shumë moral dhe nder.
Jeton jetën me shumë kujdes,
e me frikë, që mos ta hidhërojë Krijuesin e vet.
Gëzohu ti, oj mbretëreshë...
Sepse xheneti i yti do t'jetë
Flaka e zjarrit nuk do të prekë
Se Allahu ty t'ka ngritur, si n'këtë dynja edhe n'ahiret
Oj motër besimtare,
e lumtur dhe krenare,
e ngritur ti do t'jesh
Allahu n'Kuran kështu e ka cek.
T'lumet ato motra që veten e ruajnë
dhe me devotshmëri jetën e jetojnë
Allahu shumë t'mira do t’ju dhurojë...
Krenohu, oj motër
Dhe kurrë mos u lodh.
Për dinin tënd gjithmonë ti lufto.
Ti je mbretëreshë, kurrë mos e harro,
ndjehu krenare, që Allahu ty t'udhëzoi
Kujdesu për veten, dhe kurrë mos u përul,
me t'humburit kurrë mos u shoqëro.
Ti je fitimtare në çdo aspekt
Kujdes, mos t'mashtrojë shejtani kurrë n'këtë jetë.
E ty që dynjaja shumë t'ka mashtruar...
E Krijuesin tënd shumë je duke e hidhëruar
Ty të drejtohem me dashuri të madhe
Dhe me shumë sinqeritet,
dhe me dhembshuri për kohën tënde të humbur
dhe habi si nuk je falënderuese për bukurinë tënde dhe rininë
Të pyes a ke ndier ndonjëherë kënaqësinë
se atë askush nuk e ndjen duke vrapuar mbas kësaj dynjaje,
veq në namaz kjo kënaqësi t'vjen
Nëse ende nuk e ke shijuar,
Pendohu sa vdekja nuk t'ka vizituar
Se kjo jetë nuk është vetëm për zbavitje dhe argëtim.
Çdo gjë e ka kohën dhe vendin e vet
E ti e ke mu tani kohën
Që të pendohesh,
pendohu të lutem,
që ditët mos të ikin
Jepe maksimumin nga vetja,
për t'iu bindur urdhrave të Allahut.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.