MЁNYRA E ABDESIT

 
Me Allahun PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 03 nėntor 2012
 Me Allahun i dobëti bëhet i fortë.
Me Allahun njeriu arrin suksese.
Me Allahun i varfëri bëhet i pasur.






Me Allahun të paktit bëhen shumë.
Muhammedi, alejhi selam, i ka thënë Ebu Bekrit: "Mos u mërzit, Allahu është me ne".

Me Allahun i dobëti bëhet i fortë.
Nuhu, alejhi selam, ka thënë: "Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni".

Me Allahun e largëta bëhet e afërt.
Allahu për durimtarët ka thënë: "Vërtet, ndihma e Allahut është afër".

Me Allahun i varfëri bëhet i pasur.
"Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”.


Me Allahun individi bëhet grup.

"Ibrahimi vërtet ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtar i vërtetë dhe nuk ka qenë prej mosbesimtarëve".

Me Allahun njeriu arrin suksese.
"… kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”.

Me Allahun largohet pikëllimi.
" …(Junusi) në errësirë tha: " Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë i kam bërë padrejtësi vetes".

Tek Allahu kthehuni o robërit e Tij, dhe bëni punë të mira vetëm për Atë.

Pastrojeni zemrën që të jetë në gjendje ta pranojë fjalën e Allahut dhe të kënaqet me atë.

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.