MЁNYRA E ABDESIT

 
Cila ėshtė merita jonė ndaj Allahut xh.sh. PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e shtunė. 03 nėntor 2012

Nuk është meritë e kësaj bote,
por është meritë e Allahut xh.sh.
që na ka krijuar dhe na ka dhënë mundësi të jetojmë si njerëz,
dhe na ka mësuar rrugën përmes profetëve, që i ka zgjedhur vet.

Në këtë botë të jetojmë si njerëz me besim
e jo sikur mendjemëdhenj, arrogantë e zullumqarë,
dhe më e keqja prej tyre, të jetojmë si jo-besimtarë.

Kjo botë është kalimtare, dhe e tillë do të shkatërrohet
Kurse bota tjetër dhe xheneti i Allahut, xh.sh. janë të përjetshme,
atij që lakmon këtë botë, nuk i ipet e përgjithshmja,
Për atë që të përkohshmen, don ta ndërrojë…

Gjithçka është e afatizuar, e çdo gjë që ka afatizim
Kur ti del vlera, në kontekstin thuhet në Islam,
se kjo është bota e pa vlerë,
përndryshe ka vlerë edhe atë vetëm në një mënyrë,
në qoftë se njeriu e kupton rëndësinë e kësaj bote.

Se pse dhe kush e ka krijuar, dhe për çka jeton në këtë botë
ai që jeton, sillet dhe vepron si njeri,
ashtu si e ka udhëzuar Allahu, xh.sh.
atëherë ai e ka përfituar kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut, xh.sh.

Mos u habitni, o vëllezër, se shejtani i mallkuar,
na e zbukuron këtë botë, dhe çdo veprim që është në kundërshtim me Islam,
e Islami është rruga e vetme e drejtë, e Allahut, xh. sh.
Ai i udhëzon të gjithë njerëzit e sinqertë,
që bëjnë vepra të mira vetëm për Allahun xh.sh.
se të gjithë një ditë kemi me vdekë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.