MЁNYRA E ABDESIT

 
Disa kėshilla pėr jetėn...(II) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona   
e diel. 28 tetor 2012
(vijon)

20. Lexo më shumë libra dhe shiko më pak TV. 

21. Jeto një jetë të mirë dhe të ndershme. Më vonë kur të plakesh mund të shijosh kujtimet. 

22. Beso në Zot, por gjithsesi mbylle makinën me çelës, do të thotë vepro sipas rregullit profetik të Muhammedit, alejhisselam. 

23. Është e rëndësishme që atmosfera në shtëpi të jetë e mbushur me dashuri. 

24. Vepro gjithmonë në mënyrë të tillë që të krijosh paqe dhe harmoni në rrethin tënd. 

25. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet me bashkëshortin/bashkëshorten, vëzhgoje situatën ashtu siç është në atë moment dhe jo si ka qenë përpara. 

26. Lexo midis rreshtave. 

27. Ndaje dijen tënde me të tjerët. Kështu krijohet pavdekshmëria. 

28. Tregohu i kujdesshëm për planetin tonë. 

29. Lutu, ekziston një forcë e papërshkruar në lutje dhe bindu që është 'arma' dhe mburoja e besimtarëve. 

30. Mos ndërprit kurrë dikë që po mundohet të të shprehë respektin. Mos i fut hundët në çdo gjë. 

31. Mos ji shumë kurioz/kurioze. 

32. Një herë në jetë, brenda mundësive, shko në vendet ku nuk ke qenë më parë (Meke dhe Medine). 

33. Fiton shumë para? - Atëherë vendosi diku ku mund të ndihmosh të tjerët. Ajo është kënaqësia dhe pasuria yte më e madhe që mund të të japë pasuria. 

34. Mos harro se nëse nuk arrin çdo gjë që dëshiron, nganjëherë është ajo goditje me fat. 

35. Mos harro se dashuria-miqësia mes dy shokëve/shoqeve duhet të jetë më shumë, se nevoja për njeri-tjetrin, të jetë dashuri për hir të Allahut ngase ta mundëson nderin nën Hije të Arshit të Allahut, inshaAllah. 

36. Shiko se nga çfarë duhet të heqësh dorë në rrugën tënde. 

37. Mos lë asnjë kohë të namazit pa falur, ngase vet kjo të bën që t’i sfidosh të gjitha pengesat dhe të afron tek Zoti i Lartësuar.

Përshtati: Valbona Kelmendi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.