MЁNYRA E ABDESIT

 
Si ėshtė projekti yt i ditės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e diel. 28 tetor 2012
 Përkrahe atë që thërret në të vërtetë!



I/e nderuar!
Pyete veten tënde në këtë ditë (dhe çdo ditë tjetër që vjen): Cili është projekti yt i ditës?

Në vazhdim po ua sjellim disa shembuj (projekte), se si mund ta kesh një ditë e dobishme:
- Mëso përmendësh një sure (kaptinë) të Kur’anit apo disa ajete!
- Mëso komentin e një ajeti apo hadithi!
- Përgatit, prezanto apo dëgjo një ligjeratë!
- Publiko një ajet apo hadith (në faqen tënde të rrjetit social)!
- Lexo një libër apo disa faqe nga libri!
- Shpërndaj akiden-besimin e pastër!
- Shpërndaje një fletushkë apo cd të dobishme!
- Jep ndonjë këshillë!
- Shkruaj një artikull apo përkthe!
- Sqaro një dyshim!
- Ndalo nga e keqja!
- Urdhëro për të mirë!
- Shoqëro një shok të vyeshëm!
- Përkrahe atë që thërret në të vërtetë!
- Dhuro sadaka qoftë edhe në sasi shumë të vogël!
- Ndihmo nevojtarin!
- Shpërndaje dhe ktheje selamin në rrugë!
- Fale namazin me xhemat dhe ruaje atë!
- Mëso injorantin!
- Lufto bidatin!
- Agjëro nafile (vullnetare)!
- Fale apo përcille xhenazen e një të vdekuri!
- Veshmbathe një të varfër!
- Vizito një të sëmurë!
- Vizito farefisin!
- Ndërto xhami apo ndihmo në një mënyrë në ndërtimin e saj!
- Largo pengesat dhe mbeturinat nga rruga!
- Planifiko një projekt!
- Këshillo mëkatarët!
- Paguaj borxhin e ndonjë muslimani që s’ka mundësi ta kthejë!
- Ushqe të uriturin!
- Zgjoje të përgjumurin dhe dembelin me këshilla!
- Udhëzo dhe drejto të humburin!
- Shpërndaj dhurata!
- Buzëqesh para vëllait musliman!
- Merr pjesë në një aktivitet!
- Respekto mysafirin!
- Nderoji dhe respektoji dijetarët!

Këto janë disa nga projektet që mund t’i bësh brenda një dite.
Allahu na ndihmoftë në punë të mira! AMIN!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.