MЁNYRA E ABDESIT

 
Besimi nė Librat e Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e mėrkurė. 14 shkurt 2007

 
                           

       Njëra nga bazat e imanit është që të besohen librat që Allahu i Madhëruar ua ka shpallur Pejgamberëve të Vet.
Allahu thotë në Kuran:
Ne kemi dërguar Teuratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita.” (El-Maide: 44) Ne dërguam në gjurmët e Pejgamberëve, Isain-të birin e Merjemes,vërtetues të Teuratit që kanë para tyre. Dhe na ia dhamë atij Inxhilin,në të cilin ka udhëzim dhe dritë, vërtetues i Teuratit të shpallur para tij-udhërrëfim dhe këshillim për ata që i druajnë Allahut.” (El-Maide: 46)
 “…
dhe Davidit i kemi dhënë Zeburin.” (El-Isra: 55)
Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet.” (Nexhm, 36-37)
Për sa i përket librave të tjerë, të cilët u janë shpallur Pejgamberëve të tjerë, Allahu i Madhëruar nuk na ka lajmëruar për emrat e tyre, por na ka treguar se çdo Pejgamber i Tij ka pasur shpalljen të cilën ia ka kumtuar popullit të vet. Duke qenë kështu, muslimani ka besim të patundur se të gjithë librat janë shpallur nga Allahu, siç thuhet në Kuran: “
Nuk ka asnjë njeri që t’i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anë të frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë të dërguar (melek), e ai t’i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti.” [Shura: 51]
Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se si muslimanë duhet të besojmë tek emrat e librave që Allahu i ka përmendur me emra. Këta janë librat që Allahu i ka përmendur në Kuran, pra, Kurani, Teurati, Inxhili (Ungjilli) dhe Zeburi si dhe Fletushkat e Ibrahimit dhe të Musait alejhi selam.  Ata libra të cilët Allahu i ka përmendur me terma të përgjithshëm ne duhet t’i besojmë me terma të përgjithshëm, prandaj themi në lidhje me ta po atë që na ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij që ne të themi: “
Unë kam besuar në librat që i shpalli All-llahu” [Shura 15] 

Ne besojmë atë që është e vërtetë prej këtyre librave, siç është ajo që është thënë në Kuran dhe gjithçka tjetër që nuk është shtrembëruar dhe ndryshuar në Librat e mëparshëm. Ne besojmë se Allahu e shpalli Kuranin si dëshmitar mbi këta Libra dhe për t’i konfirmuar ata, siç thotë Allahu: “
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre.” [Maide 48]

Kurani është dëshmitar i librave të mëparshëm, duke konfirmua atë që ishte e vërtetë në ta dhe duke refuzuar çdo gjë ndryshim, devijim, shtrembërim, dhe duke vendosur se vendimet e mëhershme nuk vlejnë më, pra janë të abroguara, nuk mund të aplikohen më, duke qenë se ekzistojnë tani ligjet e reja. Ne duhet te ndjekim Kuranin dhe ta pasojmë atë, siç thotë Allahu në Kuran: “
Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbanju këtij, ruajuni ashtu që të mëshiroheni.” [Enam 155] 
Dijetari i nderuar, Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se besimi në librat e Allahut jep fryte, e ndër më të rëndësishmet e tyre janë: 
1-Dija për mëshirën dhe kujdesin e Allahut për robërit e Tij, sepse Ai i ka shpallur njerëzve shpallje e Libra për t’i udhëzuar.
2-Dija për urtësinë e Allahut në ligjet që Ai ka caktuar për çdo popull, ligje që u përshtaten rrethanave të tyre: “
Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit)” [Maideh 48]
3-Të kushtuarit vëmendje Kuranit duke e lexuar dhe medituar për të.
4- E Falënderojmë Allahun për këtë mirësi të madhe.

                                                                               Përgatiti: Eglantina Muça

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.