MЁNYRA E ABDESIT

 
Ē’ėshtė VETĖVRASJA?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Labinot Kunushevci   
e hėnė. 22 tetor 2012

 Vetëvrasja është një nga padrejtësitë dhe krimet më të rënda që njeriu mund ta ushtrojë kundër vetvetes. NDAL VETËVRASJES, DUAM JETË!







- Vetëvrasja është një nga padrejtësitë dhe krimet më të rënda që njeriu mund ta ushtrojë kundër vetvetes. Zoti i sprovon njerëzit në mënyra të ndryshme në këtë botë që t’ua testojë besimin dhe durimin, mirëpo njeriu i mjerë mendon se me vetëvrasje i “zgjidhen” çështjet në jetë.

- Vetëvrasja si dukuri është shumë e përhapur në botë. Sipas statistikave, çdo 40 sekonda, diku në botë, një person bën vetëvrasje, e që llogariten diku 1 milion raste gjatë një viti.

- Në këtë botë nuk ka jetë me lumturi të përsosur, njeriu domosdo duhet të ballafaqohet me sprova; sfida, humbje, dështime, pakënaqësi dhe probleme, ngase janë ligje mbi të cilat është ndërtuar kjo botë, andaj është absurde të mendojë ndonjë se “jeta e lumtur gjendet në litarin e vdekjes”, duke mbytur veten! Jeta e kësaj bote ka kuptim nëse ajo përballohet me durim dhe mund, ngase pastaj pason shpërblimi i amshuar tek Krijuesi i Madhëruar. Njeriu mendjelehtë mendon se vetëvrasja është “dalje dhe shpëtim” nga problemet dhe sfidat e kësaj jete, por në fakt, ai duke vetëvrarë veten i shkakton vetes probleme më të mëdha, pasi ushtron një padrejtësi të madhe ndaj vetvetes, tërheq kundër vetes një dënim të madh prej Zotit.

- Ai që e kupton qëllimin e vërtetë të jetës, as që mund t’i shkojë ndërmend të bëjë vetëvrasje; ai jeton gjithnjë i lumtur duke i shijuar të mirat e Zotit, kështu duke i përballuar sprovat dhe gjithashtu ai mbjell vlera të jetës duke luftuar gjithnjë aktin e vetëvrasjes. Vërtet, njeriun e krijoi Allahu me qëllim që ta adhurojë Atë dhe të jetojë në paqe dhe harmoni me ligjet e Tij; shumëçka krijoi për të, të gjitha krijesat ia nënshtroi, e nderoi, e krijoi në formën më të përkryer e më të bukur, e pajisi me mendje e arsye, ia plotësoi të gjitha nevojat, dhe në shenjë nderi për të, i urdhëroi melaiket t’i përulen, e pse atëherë të bëjë vetëvrasje?!

NDAL VETËVRASJES, DUAM JETË!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.