MЁNYRA E ABDESIT

 
Babait tim PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shkurte Bajraliu   
e enjte. 18 tetor 2012

Që nga lindja më deshe, edhe pse isha fëmija i tetë
U kënaqe me ardhjen time në këtë jetë.

Nuk kishe pasuri të më ofrosh dhuratë për mirëseardhjen time
Por dashurinë që ma dhe, më ofrove buzëqeshjen e një fëmije.

DASHURI më dhe shumë, edhe pse s’isha brenga e vetme e jotja
Jeta të sprovoi shumë, por dashuria për fëmijët e tu rridhte si lumë.

Gjatë gjithë fëmijërisë sime nuk vërejta mungesë për diçka
Se të qenurit vajzë e jotja, ishte për mua gjithçka.

Isha fëmijë i lumtur, sepse të kisha ty, babai im
Jeta me sprovoi me shumëçka, por jo të qenurit jetim.

Çdo ditë shikoja derën, kur isha fëmijë
A mos vallë sot ke ardhur pa më sjellur diçka në shtëpi!?

Dora jote ishte virtyt, gjithmonë me gëzonte mua
Asnjëherë nuk hyre në derë, e të jetë dora jote e zbrazët, o baba.

A thua, të kam bërë unë diçka të mirë, sa ti më ke bërë mua?!
Vetëm me dua do të shoqërojë, asgjë s’kam për të ofruar.

Sado që shkruaj, është e paktë për meritën tënde, o baba.

Lus Allahun Tim të të falë ty, o babai im,
ditën kur të dalim para Allahut, të jem unë ndërmjetësim...

Të dua babai im, prindi me shumë sakrifica në dynja.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.