MЁNYRA E ABDESIT

 
Dashuria dhe urrejtja pėr hir tė Allahut, subhanehu ve teala PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sulejman Ali Shejhut   
e premte. 28 korrik 2006
          Dashuria për hir të Allahut, subhanehu ve teala, dhe urrejtja për hir të Allahut, subhanehu ve teala, është shtyllë e rëndësishme prej shtyllave të besimit, andaj besimtari duhet të kujdeset për këtë dhe t’i përkushtoj rëndësi, ngase në hadith të vërtetë thuhet se hallaka më e fortë e besimit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut.        

Për këtë Allahu, subhanehu ve teala, ka cekur shumë ajete ne Kur’an:
             Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë anash besimtarët. E kush bën atë , ai nga feja e Allahut nuk ka asgje, përveç për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. Allahu ju tërheq vërejtjen me dënim prej Tij pse vetëm tek Allahu është e ardhmja”  (Ali Imran:28).    

Allahu lejoi miqësimin e tyre në rast se nuk mund të mbijetoni vetëm se me shtirje ose janë të robëruar, nuk mund të shprehin armiqësi  ndaj tyre, atëherë lejohet bashkëjetesa formalisht, duke qenë zemra e mbushur me armiqësi dhe urrejtje, shpreson të largohet pengesa dhe të shpreh armiqësinë dhe urrejtjen, ashtu siç Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
             Me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar) e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim” (En-Nahl:106).     

Ibën abasi, radijallahu anhu, thotë: “Nuk është shtirja me vepër, por me gjuhë”. Gjithashtu thotë: Allahu i ndaloi besimtarët t’i marrin për mbrojtës dhe miq jobesimtarët, krahas besimtarëve vetëm nëse jobesimtarët janë ngadhënjyes, atëherë shprehim ndaj tyre butësi duke i kundërvyer në fe.

Allahu,subhanehu ve teala, thotë:           
“O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejtja kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat e tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni  (Ali Imran:118)     

Kurtuboi thotë: „Mos i merrni qafirat këshilltarë po edhe nëse janë të afërmit dhe farefisi juaj!”
    

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
          
“O ju që besuat! Mos i zini miq as jehuditë, e as të krishterët .Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush I miqëson ata , ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po Allahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre. Ata që besuan ju thonë: “A këta ishin që e besuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkarërruan veprat e veta dhe agaun të dëshpruar. O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetës) s’ka dyshim se Allahu do të sjellë nje popull që ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i  fortë ndaj  mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allahut që i jep atij që do. Allahu është dhurues i mash, i dijshëm. Mik (i afërt) juaji është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë ruku (duke qenë respektues). E kush ka për mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e Allahut është ngadhënjyese”.
  (El-Maide:51-56).     

Muxhahidi duke komentuar fjalën e Allahut “E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se vrapojnë te ta (për miqësi) thotë: “Ata  janë munafikët (hipokritët) të cilët i kënaqin jehudët (çifutët), i marrin për miq dhe ua ushqejnë fëmijët e tyre”.
      

Aliu, radijallahu anhu, për fjalën e Allahut “…(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve” thotë: “Janë të butë ndaj muslimanëve e krenarë dhe të vrazhdë ndaj qafirave, të vrazhdë për ata të cilët i kundërvejnë në fe “.
   

Ibën Abasi radijallahu anhu thotë: “Luftoni qafirat me shpatë, kurse munafikët (hipokritët) me gjuhë dhe vrazhdësi”.
   

Ibën Mesudi radijallahu anhu thotë: “Luftoni ata me dorë, nëse nuk mundeni, atëherë me gjuhë, e nëse edhe këtë nuk mundeni, atëherë me zemër”.
  

Marrë nga libri: “Hallka më e forte e besimit” i Sylejman Ali Shejhut
            
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.