MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse meshkujt tradhtojnė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e premte. 12 tetor 2012






1. Shumica e tradhtive bashkëshortore ndodhin atëherë kur marrëdhëniet bëhen të zbehta, të ftohta dhe rutinë; dhe nga kjo mashkulli fillon të kërkojë romancën e cila është fshehur nga jeta e tij, kështu që kërkon një femër e cila do t’i dhurojë atë që gruaja e tij nuk ia ka dhënë.

2. Te disa burra kur iu lindë fëmija i parë, pakohet kujdesi i gruas ndaj tij dhe gjithë kohën dhe rëndësinë ajo ia kushton foshnjes së saj, në këtë mënyrë ajo lë gjurmë psikike tek bashkëshorti, ndërsa ai mundohet që nevojën e tij ta mbulojë jashtë kornizave të martesës.

3. Burri nga natyrshmëria e tij dëshiron që të jetë tërheqës dhe i dashur pa ndalë dhe kur gruaja e tij lë anash kujdesin ndaj tij duke u marrë me fëmijët dhe shtëpinë, burri fillon të hedhë shikimin në ndonjë grua tjetër të apelojë se ende është i kërkuar, e kështu që shkon drejt ëndrrave të tij dhe përpiqet t’i realizojë ato në një formë ose tjetër.

4. Ndoshta, ai ka dëshirë të kthehet tek shoqëria e keqe, duke kthyer prapa ditët kur ai nuk barte përgjegjësi për jetën dhe kënaqësitë romantike.

5. Atëherë kur burri ballafaqohet me lodhje gjatë punës dhe vëren se ai nuk respektohet nga administrata duke ia ngritur postin, mund të shkojë drejt një gruaje tjetër që të vërtetojë për veten e tij se ai është i kërkuar dhe i vlerësuar nga të tjerët, e jo edhe nga gruaja dhe personeli ku ai punon.

6. Nëse gruaja fillon të mos e respektojë bashkëshortin e saj, të mos e vlerësojë dhe po ashtu nuk çan kokën për dëshirat e animet e tij, qofshin shkencore, kulturore, sentimentale apo seksuale.

7. Gruaja që burrin e bën objekt loje, e kritikon pandërprerë, tallet me sjelljet e tij, nuk ia respekton familjen dhe me problemet bashkëshortore mes tyre, del jashtë kornizave të jetës së tyre, kjo punë e shtyn që ai të kërkojë një grua tjetër që e respekton dhe e çmon jetën e tij.

8. Atëherë kur gruaja nuk dëgjon problemet dhe preokupimet e bashkëshortit të saj, ai kthehet drejt dikujt tjetër që të realizojë qëllimin e tij, të pakojë peripecitë dhe të gjejë atë që e dëgjon.

9. Privimi i bashkëshortit nga buzëqeshja kur e pret dhe përcjellë nga shtëpia e nuk mundohet të sjellë hare derisa ai është prezent aty.

10. Moskujdesi i gruas për shtëpinë dhe çështjet personale të bashkëshortit, p.sh.: orarin e gjumit, ushqimit, hekurosjen e rrobave etj.

11. Prej shkaqeve më kryesore është edhe fshehja e ndjenjave të ndërsjella dhe të ngrohta, po ashtu edhe ftohja e marrëdhënieve seksuale tek shumica e grave.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.