Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti...
- Me trafikim të qenieve njerëzore nënkuptojmë shfrytëzimin e njeriut, mashkull apo femër, për arsye përfitimi nga ana e kriminelëve. Trafikantët keqdashës e fillojnë procesin e trafikimit së pari duke grabitur një person, pastaj duke i dhënë premtime të rrejshme dhe në fund me metodat e tyre joshëse dhe të çnjerëzishme i shfrytëzojnë dhe i skllavërojnë. Statistikat tregojnë se mbi 10 milionë qenie njerëzore vuajnë në skllavëri në mbarë botën për shkak të trafikimit të tyre.
- Trafikuesit e qenieve njerëzore ndaj një viktime ushtrojnë dhunë psikike, fizike, shpirtërore, seksuale, ekonomike etj.
Shkaqet e trafikimit në raport me viktimat janë:
1. Varfëria ekonomike, 2. Dhuna psikike, 3. Dhuna fizike, 4. Mungesa e shkollimit, 5. Dukuritë dëmtuese etj.
Shkaqet e trafikimit në raport me trafikantët janë:
1. Përfitimi, 2. Rritja e mangësive/varfërisë, 3. Dënimet e vogla për trafikantët, 4. Kufijtë e brishtë dhe komunikimi teknologjik etj.
Ndërkaq, shkaqet e trafikimit në raport me shoqërinë janë:
1. Ekonomia në tranzicion, 2. Migrimi femëror, 3. Diskriminimi mbi baza gjinore, 4. Zhvillimi i industrisë seksuale, 5. Politika e integrimit etj.
- Të dyja gjinitë bien viktimë e trafikimit, e në veçanti femra. Trafikantët e keqtrajtojnë dhe torturojnë femrën për interesa të ndryshme; shumë prej tyre e trajtojnë femrën si një objekt seksi, duke e zhvilluar me të prostitucionin. Trafikantët synojnë që t’i privojnë njerëzit nga liria e besimit, shkollimit, punësimit, përparimit, zhvillimit dhe që t’i zhveshin nga morali dhe dinjiteti, vetëm e vetëm që t’i përmbushin interesat e tyre të çnjerëzishme, degraduese dhe skllavëruese. Dhe harrojnë se njeriu është krijesa më e nderuar nga Krijuesi, e cila meriton të jetojë e lirë, larg çdo robërimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi.
T’I THEMI NDAL TRAFIKIMIT, QË TË JETOJMË ME DINJITET!
|