MЁNYRA E ABDESIT

 
Dua t'vrapoj... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e shtunė. 06 tetor 2012

Dua t'vrapoj...
Me krahë të hapur, me shumë dëshirë që t'fluturoj!
Dua t'vrapoj, me shpresë që mos të ndalem,
më asnjëherë në jetën time.
Të iku larg, oh, shumë larg...
Të mos i dëgjoj më këto pëshpëritje,
këto klithma që jetën ma shkatërruan.
Dua t'vrapoj, me dëshirë që më mos të kthehem
të iku nga të gjithë, që më shumë mos të zhgënjehem.
Dua t'vrapoj, që t’i shuaj këto dhimbje
ohh, dhimbjet e shpirtit tim
që asnjëherë nuk pushuan.
Dua t'vrapoj, në rrugë pa kthim
që më mos t'kthehem n'këtë mjerim.
Me vite të tëra në këtë verbërim jetova
Tani dua të eci...
Të vrapoj e më mos të ndalem.
Sa shumë të lëndon e vërteta, kur të kuptosh
që ''ata'' te të cilët më së shumti ke shpresuar
me vite të tëra të kanë mashtruar.
Më morën lumturinë, dhe shumë vuajtje më shtuan.
E pikëlluar dua të eci me dëshirë që mos të ndalem
Me lëndime në zemër këtë kurrë nuk ua bëj hallall
me lot kujtoj vuajtjet e jetës sime.
Mos më ndalni,
më lerni, dua të vrapoj e mos të ndalem...
Kur t'shoh duke buzëqeshur
më mbush me plot hidhërime
të shikoj nuk mundem, të flas e kam mëri
Zotin e lus çdo çast që të ndëshkojë
për të gjitha që m’i ke bërë ti.
Oooo, sa do doja të iku diku larg, shumë larg,
që kurrë mos të dëgjoja më për ty.
Dhimbje çdo njeri n'këtë botë ka shijuar
kjo dynja me dhimbje e vuajtje është ndërtuar
edhe pejgamberët me këtë u sprovuan
me dhimbje, vuajtje, lot dhe mërzi
jetën n'këtë dynja e kaluan.
Por, gjetën qetësinë në botën tjetër, në xhenet plot lumturi.
Lutem, ditë dhe natë, që me besim të fortë këto t’i kaloj
Këto vuajtje, lot dhe mërzi
Allah, në botën tjetër, lumturi t'lutem më dhuro
Bukuritë e xhenetit më bëj t’i shijoj...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.