MЁNYRA E ABDESIT

 
Ē’ėshtė KAMATA?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Labinot Kunushevci   
e martė. 02 tetor 2012
 Ai që merret me ndonjë veprimtari të kamatës në çfarëdo forme qoftë, i ka shpallur luftë Zotit, i Cili ashpërsisht e ka ndaluar atë.




- Kamata është shtesa që merr huamarrësi nga huadhënësi për moskthimin e borxhit në kohën e caktuar. Kamata është një nga sëmundjet më të neveritshme të shoqërisë, ku ata që punojnë me kamatë shfrytëzojnë pamëshirshëm djersën e të tjerëve, e kjo mënyrë e pasurimit është e padrejtë. Sistemi me kamatë dëmton rëndë e seriozisht aspektin shpirtëror, shoqëror dhe atë ekonomik.

- Ai që merret me ndonjë veprimtari të kamatës në çfarëdo forme qoftë, i ka shpallur luftë Zotit, i Cili ashpërsisht e ka ndaluar atë, duke e lejuar shitblerjen e pastër dhe shumë forma tjera të ekonomisë për shtimin e pasurisë ndershmërisht. Kamata mbjell tek njeriu interesin vetjak dhe shpirti i tij dëshiron vetëm të kënaqet në kurriz të tjerëve.

- Kamata shkakton armiqësi dhe urrejtje në mes të pjesëtarëve të një shoqërie, duke larguar çdo ndjenjë të dhembshurisë, bashkëpunimit të dyanshëm dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit. Ajo fut zili e përçarje dhe shkatërron çdo vlerë morale, shoqërore dhe vëllazërore.

- Kamata nuk është mundësi që të ndihmohemi ekonomikisht, kamata është institucionalizim i vjedhjes dhe rrëmbimit! Sistemi me kamatë i ndan njerëzit në dy shtresa:
1. Të pasurit, të cilët vijnë duke u pasuruar gjithnjë e më shumë.
2. Të varfrit, të cilët vijnë duke u varfëruar gjithnjë e më shumë.

Sepse kamata nuk i nxjerr të varfrit nga varfëria, të varfrit gjithmonë bien viktimë e të pasurve, të cilët kurrë në mënyrë të ndershme e bamirësie nuk ofrojnë ndihmë për ta.

- Kamata ndikon në çrregullimin e kësaj baraspeshe, shkakton humbje dhe kriza të thella ekonomike, dhe gjithashtu degradon individë, popuj dhe shoqërish.

JETA PA KAMATË, DALJE NGA KRIZA!


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.