MЁNYRA E ABDESIT

 
Rreziku i prostitucionit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Omer Bajrami   
e enjte. 20 shtator 2012

Një gjë që sot dua ta them,
dhe e dij që do të dhemb,
por patjetër më duhet të flas,
edhe pse dikë e plas.

Një dukuri e neveritshme,
dhe një sjellje e gërditshme,
është përhapur në vendin tonë,
i thuhet prostitucion.

Haptas mëkatet po bëhen,
njerëzit fare nuk turpërohen,
Allahut i bëjnë mëkat,
harrojnë që vdekja s’të jep afat.

Harrojnë që borxhi do të lahet,
dhe çka ke bërë, ty do të bëhet,
nëse ke marrë nderin e huaj,
kur të kthehet ty asgjë mos thuaj.

Nëse bën ti zina dhe qesh,
në shtëpinë tënde këtë do ta gjesh,
e nëse e bën këtë me pare,
do të kthehet ty pa të paguar fare.

Se çka të bësh ty, do të bëhet,
pandërprerë bota rrotullohet,
çdo gjë kthehet në vend të vet,
shiko pastaj a të duket lehtë.

Kjo është vetëm për në këtë jetë,
e të shtohet dënimi në Ahiret,
nga organet zjarri do të hyn,
zorrët në bark ty do t’i shkrin.

Do të qëndrosh në furrë të zjarrit,
do të lëshosh zë të gomarit,
erë të fëlliqur do të lëshosh,
dhe xhehenemlinjtë do t’i pengosh.

E ku është zgjidhja, ore vëlla?
Të pendohesh në këtë dynja,
vdekja kështu mos të të gjen,
se pendimi pastaj nuk vlen.

Ktheju ti të Gjithëmëshirshmit,
Fisnikut e të Gjithëdijshmit,
kthehu, se Ai ty do të falë,
pendohu, vëlla, ti sa më parë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.