MЁNYRA E ABDESIT

 
Ē’ėshtė ALKOOLI?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Labinot Kunushevci   
e hėnė. 17 shtator 2012
 Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.





- Alkooli është një nga pijet shumë dëmsjellëse për mendjen, trupin dhe shpirtin e njeriut. Ekzistojnë fakte dhe argumente, të cilat dëshmojnë se pasojat e alkoolit janë të shumta; si në aspektin psikik, fizik, shpirtëror, social, si dhe në atë ekonomik.

- Alkooli arrin ta mpijë aftësinë e të menduarit të saktë. Mendjen e ke dhuratë nga Krijuesi yt, e ti e mbulon atë, e shkel me dy këmbë për një pije dehëse alkoolike, e cila nuk të ofron veçse lodhje e dëshpërim, duke “menduar” se të sjell çlodhje e gëzim! Alkooli të çorienton nga të gjykuarit dhe të menduarit e drejtë. Alkooli bën që njeriut t’i rrëshqasë vetvetja nga duart; ia dobëson kujtesën dhe ia rrënon perden e turpit.

- Alkooli nuk është shërues, kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe nga ana e disa të ashtuquajturve “mjekë”, të cilët thonë se “alkooli të shëron”. Qëndrojnë palëkundur me mijëra argumente se alkooli ta shkatërron shëndetin. Ai çrregullon shumë sisteme brenda trupit të njeriut; shkakton shumë sëmundje dhe gjurmët e pasojave të tij janë të shumta. Shumë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga alkooli dhe shumë prej tyre ende vuajnë.

- Alkooli kurrë nuk ka qenë i lejuar prej Zotit, prej çastit që Ai e ka krijuar njerëzimin e ka ndaluar atë dhe çdo veprimtari rreth tij. Nëna e të këqijave, e që quhet alkool, e hidhëron Krijuesin. Konsumuesi i alkoolit nuk do ta shijojë verën e shijshme jo dehëse në Xhenet, ndërsa braktisësi i alkoolit do të shpërblehet me atë lloj lëngu.

- Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.

- Alkooli gjithashtu shkatërron ekonominë e vendeve dhe të shoqërive, i mbyt konsumuesit e tij në borxhe, kamata, vjedhje, konflikte dhe vrasje. Alkooli është traditë e mëkatarëve dhe injorantëve. Arsyeja e shëndoshë e kundërshton atë.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.