MЁNYRA E ABDESIT

 
Buzėqeshjet mė tė vėshtira PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e diel. 09 shtator 2012

 Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur ëndrrat e tua rrënohen para teje, por ti buzëqesh me shpresë se do t’i ndërtosh rishtas.








Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur sheh dikë duke u dënuar dhe maltretuar dhe ti nuk ke mundësi ta ndihmosh, por buzëqesh për t’i dhënë pakëz shpresë.


Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur dikush që ka qenë i shtrenjtë në zemrën tënde vdes, dhe sheh të tjerët përreth duke qarë, ndërsa ti buzëqesh që t’iu largosh dhimbjen sadopak.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur të gjithë afër teje janë të lumtur ndërsa ti je i mërzitur, por buzëqesh të tregosh forcën tënde.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur ëndrrat e tua rrënohen para teje, por ti buzëqesh me shpresë se do t’i ndërtosh rishtas.

Buzëqeshja më e vështirë është atëherë kur shoku më i ngushtë të nënçmon apo të braktis, por ti buzëqesh duke i thënë se mund të jetoj edhe i vetëm.

Sado që buzëqeshja është e vështirë për ty, buzëqesh!

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.