MЁNYRA E ABDESIT

 
Vdekja PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e diel. 09 shtator 2012

Kjo botë është me sprova dhe vështirësi
Në këtë botë janë të lehta për t’u përballuar të gjitha
Por nga vdekja nuk mund të ik njeri...
Ta përshkruash vdekjen, zemra të coptohet
Sa herë që vdekjen e kujtoj, kjo zemër gjak më pikon.
Fundi është njësoj; si për lypësin ashtu edhe për mbretin.
Kur njeriu është i fortë dhe ka besim të drejtë,
tek ai duhet të mbizotërojë frika dhe vdekjen kurrë mos ta harrojë.
Vdekja mund të vij në çdo çast
kush mund ta di!
Ndoshta ky është momenti i fundit për mua...
vdekja është shumë më afër se sa e keni menduar ndonjëherë!
Ndoshta kjo është mundësia ime e fundit,
përkujdesja e fundit, paralajmërimi i fundit
buzëqeshja e fundit, fjala ime e fundit
para se t’më vijë vdekja.
Ndërsa po lexoni këta rreshta,
kurrë s’mund ta dini nëse do të jemi gjallë në orën që vjen.
Nuk dua të qani për mua, nuk dua të vajtoni...!
ngrini duart nga qielli, mëshirë nga Zoti për shpirtin tim kërkoni!
A mendon ndokush nga të gjallët se mund ta mohojë vdekjen?
Assesi jo,
të gjithë e dinë që do të vdesin një ditë.
Atë ditë shuhet buzëqeshja, lumturia, gëzimi dhe hidhërimi...
Vdekja moment i vështirë për të gjithë...
Me lot në sy çdo ditë lutem tek Ti, o Allahu ynë
Që të ma marrësh shpirtin me lehtësi
Të më mbrosh nga dënimi i varrit, Ja'Rabi.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.