MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėr ēdo njeri qė beson Allahun e Lartėsuar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e diel. 02 shtator 2012

Për çdo njeri që i beson Allahut të Lartësuar...
Ai njeri e beson edhe shpëtimin nga xhehenemi
Por jo duke ndejtur, e pa falur pesë kohët e namazit
Gjithashtu duke e mos harruar edhe zekatin.

Ai njeri që ka besim të vërtetë në Allahun e Lartësuar
Ik nga rrugët e këqija dhe për çdo ditë falë edhe namazin
në xhami me xhemat
Namazin, i cili e qetëson atë, dhe ashtu edhe shpirtin e tij.

Për çdo njeri që beson në Allahun e Lartësuar...
dhe shumë shpesh në ditë për vdekjen mendon
se një ditë të gjithë nga kjo dynja kemi me dalë
dhe në varr përgjithmonë kemi me shkue
se gjithmonë s’kemi me jetue.

Mos të mashtrohemi, të nderuar muslimanë,
në të katër anët e botës kudo që jemi,
se ashtu si na ka falë Allahu i Lartësuar
Tek Ai ashtu edhe do të kthehemi,
por të kthehemi pa mëkate,
e për vepra të mira të mundohemi
se për vepra të këqija ne dënohemi.

Për çdo musliman që ëndërron ta shijojë
botën e përhershme dhe xhenetin Firdevs  
Duhet të kemi vepra të mira
në botën që sot jemi e nesër mund të mos jemi
Ndërsa veprat tona, të gjitha i kemi te Allahu i Lartësuar...
Allahu në xhenetin Firdevs, inashallah na takon.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.