MЁNYRA E ABDESIT

 
Probleme me tė fejuarin... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 13 shkurt 2007


Pyetja
:
Unë jam një motër muslimane, i fali pesë kohët e namazit, ndërsa i fejuari im e fal xhumanë dhe ndonjeherë edhe ndonjë namaz tjetër.
Kur unë e pyes se pse  s'po fillon të falesh rregullisht pasi e din se pa namaz nuk ka asgjë ai më përgjigjet se po pres derisa t'më shtohet imani. Një ditë i thashë se ti vet ia ke ngulitur vetes bindjen se pret derisa të të rritet imani e në fakt ti duhesh të luftosh me veten. Ishall-llah  nuk kam bërë gabim që ia kam thënë  këto fjalë. Problemi është se ai i din të gjitha sendet për fenë dhe  nuk i praktikon sidomos marrëdhëniet burrë e grua. Ndonjëherë kur  dalim në qytet ndodh që i shikon edhe femrat e tjera. Ai e ka një  shok i cili nuk është fetar, luan në bastore, merr kredi për të shkuar në deti në Bullgari, d.m.th. i ndjek femrat e i fejuari im rrin vazhdimidht me të. I kam thënë që njeriu i ka tre armiq: shejtanin, epshin dhe shokun e keq, mirëpo atij po i vjen mërzi me  fol keq për të dhe nuk largohet prej tij. Kur shkoj unë te shtëpia e  tij ai bëhet më i egër, ndryshon sjelljet e tij nga sjelljet kur dalim në rrugë d.m.th. kur jemi vetëm. Unë po i duroj të gjitha duke ia lënë krejt Zotit edhe pse për to ai e ka fajin por ai është mësuar keq se unë duhet ta thërras atë gjithnjë edhe kur të hidhërohemi për diçka serioze dhe atë për fajin e tij sepse mban shumë inat. Gjithashtu, ai është shpesh me dy mendje sa thotë diçka sot nesër e ndërron mendjen. Kam frikë se mos po gabon me ndonjë femër për shkak të dymenjdes së tij.
Më tregoni se çka duhet të bëj në këto raste sipas Islamit.
All-llahu ju shpërbleftë.  Selam alejkum.



Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, shokët e Tij dhe mbi të gjithë besimtarët.

Motër e nderuar:

Së pari dua të them se sikur që mashkulli e ka obligim ta kërkojë  një vajzë fetare dhe të moralshme dhe që ia ka frikën Allahut, edhe vajza e ka për obligim që ta zgjedhë atë i cili është fetar, është burrë i moralshëm dhe është burrë që ia ka frikën Allahut kudo që të jetë. Sepse, pakujdesia jonë në këtë çështje pastaj shkakton shumë  probleme në jetën tonë bashkëshortore dhe në të ardhem e çiftit.
Pastaj, ti e ke obligim që nëse e sheh burrin tënd apo të fejuarin tënd duke mos i përfillur urdhërat e Allahut që ta kshillosh në të mira, me butësi, t'ia përkujtosh atij dënimin e Allahut për atë i cili nuk i kryen obligimet e Allahut e sidmos për lënien e namazit ta këshillosh se namazi është obligim kryesor në fenë e Allahut dhe që pa namaz nuk ka xhenet. Pastaj, nëse ai të thotë se ka kohë deri sa të më shtohet imani duhet që t'ia përkujtosh se vdekja është një  moment që njeriut i vjen befas dhe nuk duhet njeriu të shpresoj në këtë botë dhe pastaj të jetë neglizhent ndaj urdhërave të Allahut. Vekja është moment që njeriun e ndan nga kjo botë qoftë ai i ri apo plak. Andaj, përkujtoja që nuk duhet të pret derisa t'i shtohet imani sepse njeriu nëse nuk përpiqet vet ta shtoj imanin ai nuk mund të arrij në shtimin e imanit asnjëherë. Pastaj, këshilloje atë për rrezikun e shoqërimit me njerëz të këqij dhe dëmet që pasojnë. Njeriu duhet ta zgjedh shoqërinë e mirë sepse shoqërimi me njerëz të këqij nuk sjell asgjë përveç se hidhërimin e Allahut dhe zhytjen në mëkate dhe në probleme. Nëse këto këhsilla nuk i merr prej teje atëherë mundohu ose të gjesh ndonjë libër në lidhje me këto në lidhje me  rrezikun e lënies së namazit dhe rrezikun e shoqërimit me njerëz të këqij ndoshta kjo i bën dobi, apo ndonjë  kasetë. Ose, të gjesh ndonjë njeri që ai e don e që është fetar dhe ta porositësh atë që ta këshillojë të fejuarin tënd duke mos e ditur  i fejuari yt që ti e ke porsitur për një gjë të tillë, në mënyrë që mos të shkaktoj kjo urrejtje mes jush.
Pastaj, lute Allahun shumë, sidomos në momentet kur Ai i pranon duatë, që Allahu ta udhëzojë në rrugën e drejtë dhe t'ia forcojë  imanin e tij.Poashtu, është me rëndësi që ai ta kuptoj sinqeritetin tënd dhe se të gjitha ato këshilla që ia jep dhe të gjitha ato fjalë që ia thua i ke për të mirën e tij. Bëhu e butë dhe sillu mirë me të, duhet të kesh kujdes edhe në obligimet që ke ndaj tij sikur që edhe ai duhet të kujdeset në obligimet që ka ai ndaj teje.
Pastaj, nëse të gjitha këto nuk bëjnë dobi dhe e sheh devijimin e tij dhe mos përmirësimin e tij atëherë duhet të kërkosh një bisedë  më serioze në zgjidhjen e këtyre problemeve për derisa nuk është bërë vonë për këtë çështje. Allahu e din më së miri.

                                                                                         Shaban Murati

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.