MЁNYRA E ABDESIT

 
Fjalė tė urta PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jehona   
e hėnė. 27 gusht 2012

Një njeri të mençur e kanë pyetur: "Cila është rruga përmes së cilës arrihet dituria?" Është përgjigjur: Ndjekja e saj me zell, dëgjimi i saj me dashuri, kujdesi i madh në grumbullimin e saj, mësoja diturinë tënde atij që nuk di (injorantit), dhe merre dijen nga ai që të mëson, në këtë mënyrë do t'i mësosh gjërat për të cilat ke qenë injorant dhe do ta mbash mend atë që vetë e ke mësuar.

"Tri rrugë të shpiejnë drejt mençurisë: të menduarit, që është rruga më fisnike, arsimimi që është rruga më e lehtë, dhe përvoja që është rruga më e vështirë."

Përmbahuni nga përtacia dhe nervozizmi sepse këto janë çelësat për tek të gjitha të këqijat; përtaci nuk përmbush detyrat, kurse nervozi është i padurueshëm ndaj të vërtetës.

"Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë". (Kuran, 6:67)

Islami rregullon botën me anë të edukimit, arsimimit dhe ligjit. Kjo është shtrirja e saj e ngushtë, ndërsa nënshtrimi ndaj Zotit është e gjera. (Alija İzetbegoviq)

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.