MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė e mira qė ėshtė thėnė pėr ty motėr (II) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Unejs Murati   
e hėnė. 27 gusht 2012
 Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim...





Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira qoftë mbi të dashurin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.

Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit.Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim.

Për çdo motër që ka përqafuar metodën e thjeshtësisë duke mos u  mashtruar pas fjalëve të bukura.

Për çdo motër që do të dijë obligimet e të tjerëve ndaj saj dhe të saj ndaj të tjerëve.

Për çdo motër që ëndërron të arrijë nderin dhe moralin më të lartë, që të jetë edukuese dhe përmirësuese e gjendjes.

Kështu flet libri i Allahut, që thotë vetëm të vërtetën, dhe Sunneti i të Dëguarit të Tij, që e zbukuron atë të vërtetë me urtësi dhe butësi.

Motër e nderuar dhe e respektuar, dëgjo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

11. Mirësjellja

Allahu në Kur’an thotë: "Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira." (En Nisa: 19) 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kini frikë Allahun ndaj grave tuaja, ngase i keni amanet nga ana e Allahut dhe u është lejuar marrëdhënia me to në emër të Allahut.”[1] 

12. Vendqëndrimi 

Allahu në Kur’an thotë: "Qëndroni në shtëpitë tuaja.” (El Ahzab: 33) 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Çdo grua që zhvesh rrobat e saj jashtë shtëpisë së burrit, vetëm se ka larguar mbrojtjen e Allahut prej saj.[2] 

“Gruaja është avret, nëse ajo del nga shtëpia, i vërsulet shejtani.”[3] 

13. Zhveshja

Allahu në Kur’an thotë: "... e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes.” (El Ahzab: 33) 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Dy grupe njerëzish prej banorëve të zjarrit nuk i kam parë akoma; disa burra që mbajnë shkopinj si bishtat e lopëve e godasin njerëzit me ta dhe gra që janë të veshura por të zhveshura, përdridhen dhe bëjnë njerëzit të dridhen, kokat e tyre janë si gungat e deveve të dobëta, nuk kanë për të hyrë në xhennet dhe nuk do ta ndiejnë aromën e tij, edhe pse ajo ndihet nga një largësi e madhe.”[4] 

14. Provokimet 

Allahu në Kur’an thotë: "… mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” (El Ahzab: 32) 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nuk kam lënë provokim më të rrezikshëm për meshkujt e ummetit tim sesa femrën.”[5] 

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Unë nuk përshëndetem për dore me gra (të huaja)."[6] 

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kini kujdes nga kjo botë dhe nga gratë, ngase sprova e parë e Beni Israilëve ishte në gra.”[7] 

15. Ndershmëria 

Allahu në Kur’an thotë: "Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre.” (En Nur: 31) 

Pastaj Allahu në Kur’an thotë: "Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta.” (En Nur: 31) 

Ata ibën ebi Rrebah thotë: "Ibën Abasi radijAllahu anhuma më ka thënë: -A të të tregoj për një grua nga banorët e xhennetit? I thashë po. Tha: -Kjo gruaja zeshkane ka ardhur tek i Dërguari i Allahut dhe i ka thënë: -Unë jam grua që alivanosem shpeshherë dhe zbulohem pastaj, kështu që lute Allahun për mua. Tha: “Nëse do, bëj sabër dhe ke xhennetin e nëse do, e lus Allahun për shërim.” Ajo tha: -Dua sabrin, por lute Allahun të mos zbulohem. Dhe i Dërguari e luti Allahun për këtë.[8]" 

16. Respekti, adhurimi dhe përmendja e Allahut

Allahu në Kur’an thotë: "Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij!” (El Ahzab: 33) 

“Mbani në mendje ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej shpalljes së Allahut dhe urtësisë (profetike)!” (El Ahzab: 34) 

“Me të vërtetë që për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (El Ahzab: 35)  

17. Gruaja e moshuar 

Allahu në Kur’an thotë: "Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke treguar stolitë e tyre. E, nëse përmbahen, është edhe më mirë për ato. Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.” (En Nur: 60) 

18. Pranim dhe nënshtrim 

Allahu në Kur’an thotë: "Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren.” (El Ahzab: 36)

19. Mbrojtja e gruas
 

Allahu në Kur’an thotë: "Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu.” (En Nisa: 34) 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Nëse gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj, i bindet burrit të saj, i thuhet hyr në xhennet nga cila derë të duash.”[9] 

20. Shpenzimet 

Allahu në Kur’an thotë: "Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” (En Nisa: 34) 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Dinari që shpenzohet për hir të Allahut, dinari që shpenzohet për lirimin e një robit, dinari që shpenzohet për sadaka ndaj të varfërve dhe dinarin që e shpenzon për familjen e tij, peshën më të madhe e ka dinari për familjen tënde.”[10] 

Ka thënë Muavije Ibën Hajdete: "O i Dërguar i Allahut! Cili është obligimi ynë ndaj grave tona?" Tha: “Ta ushqesh nëse është e uritur, ta veshësh me rroba, mos ta godasësh në fytyrë, mos ta urresh, mos ta bojkotosh vetëm se në shtëpi.”[11]   

Përshtati: Unejs MURATI     
Dëlirje & Edukim 27/ 26 


[1] Muslimi.
[2] Transmeton Ahmedi, e ka sakësuar Albani.
[3] Transmeton Tirmidhiu, e ka sakësuar Albani.
[4] Muslimi.
[5] Mutefekun alejhi.
[6] Transmeton Tirmidhiu dhe e ka sakësuar Albani.
[7] Muslimi.
[8] Mutefekun alejhi.
[9] Transmeton Ahemdi, e sakësoi Albani.
[10] Muslimi.
[11] Transmetojnë Ebu Davudi, Nisaiu dhe e sakësoi Albani.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.