MЁNYRA E ABDESIT

 
Tregim pėr Umu Zejdin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Habibi Halakas   
e hėnė. 06 gusht 2012
 O ju që dëshironi të mësoni përmendësh Kuranin! Mbështetja e juaj tek Allahu të jetë e vërtetë dhe e sinqertë, dhe të keni mendime të mira për Allahun. Ai do t’ju udhëzojë dhe do t’ua lehtësojë këtë për ju.






Kisha gjetur një libër elektronik (e-book) të vogël ne gjuhën arabe me titull: "Si të memorizojmë Kuranin për një muaj". Më kujtohet, në atë kohë e kam lexuar titullin duke menduar "Një muaj?! Është e pamundur!". I kam shkarkuar faqet e PDF, por nuk e kam lexuar derisa e kam kompletuar memorizimin tim. Në ketë libër ka pasur disa shpjegime se si të tjerët arritën të plotësojnë hifzin e tyre. Por ishte një tregim që më ka prekur dhe inspiruar tej mase. Ishte tregimi i një motre të martuar e njohur me emrin Umu Zejd, e cila pavarësisht përgjegjësisë për punët e shtëpisë, kujdesin për fëmijët si dhe kujdesin për nevojat e burrit të saj, kishte arritur të mësoj përmendësh tërë Kuranin në rrethana unike. Do të tregoj shkurtimisht historinë e saj duke shpresuar se do të rrënjos brenda jush inkurajimin dhe shtytjen për të realizuar ngjajshëm këtë çfarë bëri kjo motër.

Umu Zejdi nuk e përmend saktësisht se kur ajo filloi udhëtimin e saj drejt mësimit përmendësh të Kuranit, por ajo përmend se si ajo e ndjeu si një punë të paarritshme dhe jashtëzakonisht të vështirë. Ajo thotë se asnjëherë nuk e kishte imagjinuar në ëndrrat e saj, se do të mund të kompletonte ndonjëherë mësimin përmendësh të tërë Kuranit. Më parë kur ajo kishte filluar mësimin përmendësh, e kishte filluar me suren Bekare dhe Ali Imran, duke i menduar ato si më të vështira pasi që janë më të gjatat. Mësimi përmendësh i këtyre dy sureve i zgjati shumë kohë deri në 7 vite.

Gjatë një Ramazani, burri i saj i thotë se ai dëshironte që pesëmbëdhjetë ditët e fundit të Ramazanit të hyjë në Itikaf (izolim) në Meke. Kjo ishte e vështirë për Umu Zejdin pasi do t’i binte asaj barra të qëndrojë vetëm me katër bijtë e tyre. Ata jetonin në një vend të largët. Larg nga familja dhe miqtë e tyre. Edhe ata pak fqinjë që kishin nuk shoqëroheshin me ta, më shumë preferonin të rrinin vetëm. Kështu kur erdhi koha që burri i saj të udhëtonte ajo thotë: "I kam ngritur duart nga Mëshiruesi, Mëshirbërsi dhe kam bërë një lutje me ankth, duke lotuar. O Zoti im, Ti je më i Mëshirshmi i Mëshiruesve. Më dhuro shoqëruese të ndershme të cilat janë më të virtytshme se unë, në mënyrë që unë të përpiqem të bëhem si ato, dhe të jenë shoqërueset më të mira të mundshme për mua”. Allahu i Lartmadheruar Mëshira e Tij që përfshin çdo gjë i përgjigjet lutjes së saj shumë shpejt.

Një dit
ë derisa qëndronte e ulur para kompjuterit të saj, ajo bie në kontakt me një akademi online për memorizim të Kuranit. Në atë kohë ajo nuk e kuptonte që vet hyrja në këtë faqe është përgjigjja e lutjes së saj. Ajo tregon se në fillim ishte në gjendje pikëllimi, por kur u takua me atë uebfaqe ishte plotësisht në një gjendje ndryshe nga ajo e para. Përmes kësaj akademie online ajo u takua me shembujt më të mirë të motrave të cilat e frymëzuan dhe bënin përpjekje për ta ndihmuar për të ia arritur qëllimit fisnik. Ajo thotë: “Ka pasur motra që kanë memorizuar Kuranin për një kohë shumë të shkurtër, ndërsa unë për shtatë vite nuk kisha arritur të mësoj më shumë se dy kapituj!“ Pra, Allahu e largoi pikëllimin nga Umu Zejd dhe ia zëvendësoi duke e gjallëruar atë. Ajo i kishte thënë vetes se ky Ramazan do të jetë krejtësisht ndryshe nga të tjerët. Ajo vendosi të bëj përpjekje të fuqishme që të përfundojë memorizimin e Kuranit në dhjetë ditët e fundit të muajit të bekuar.

Umu Zejd i kujtoi vetes hadithe të ndryshme nga virtytet dhe shpërblimet e memorizuesve (hafizave) të Kuranit. Ata janë më të mirët e njerëzimit dhe të cilët kanë fituar kënaqësinë e Allahut dhe bekimet e Tij të panumërta. I kishte shkruar të gjitha këto gjëra duke i vendosur ato se bashku me musafin, i cili do të bëhej shoqëruesi i saj i ngushtë në këtë udhëtim. Pasi merrte abdes ulej dhe merrte musafin, ia fillonte duke u mbështetur tek Allahu, si dhe duke përsëritur me zë të lartë ajetin nga Kurani: "Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t'u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!" (Kuran 54:17)

Ajo i kishte vënë vetes si objektiv të mësimit përmendësh nga një faqe në dhjetë minuta. Dhe kështu ajo memorizonte faqe pas faqeje. Çdo herë kur e përfundonte së mësuari përmendësh faqen, Umu Zejdi e luste Allahun që ta forcojë memorizimin e saj: “O Zoti im, ta besoj Ty këtë që unë kam mësuar, pra ruaje këtë për mua”. Ajo filloi të mësoj
ë prej kohës së paradites e deri në orën 14:30. Bënte një pushim të shkurtër dhe i kthehej duke memorizuar deri afër kohës së namazit të jacisë. Deri në fund të ditës ajo kishte memorizuar tre xhuze! Falënderimet i takojnë Allahut i cili dhuron mirësi të mëdha, por për fat të keq ne nuk dimë të tregojmë mirënjohjen e duhur!

Pas gjashtë ditësh ajo kishte përfunduar memorizimin e dymbëdhjetë xhuzeve, dhe fillon të mendojë nëse ajo duhet të vazhdojë mësimin përmendësh apo të rishikojë atë që kishte kaluar deri atëherë. Ajo e kërkoi këshillën e motrave duke i kontaktuar ato përmes akademisë online. Ato e inkurajuan, që të vazhdojë edhe mëtej me mësimin përmendësh. Ajo mezi priste kthimin e burrit të saj dhe ditën e Bajramit që po afrohej, ku për dallim këtë here ajo do të kishte dy gëzime. Gëzimin e përfundimit të agjërimit të Ramazanit dhe gëzimin e përfundimit të memorizimit të Kuranit.

Por Allahu e vë atë në sprovë për ta testuar vendosmërinë, sinqeritetitin, synimet e saj për të vazhduar më tej. A do të binte në këtë sprovë, apo do të vazhdojë të bëj përpjekje për t’ia arritur qëllimit të saj?

Një ditë ajo arriti të mësonte përmendësh vetëm dy faqe, jo pse ajo nuk ishte e aftë të bënte më shumë, po ishte jashtëzakonisht e ngarkuar me shumë gjëra. Në mesin e këtyre gjërave që duheshin bërë ishte kujdesi për të katër bijtë e saj të cilët u sëmurën me ethe dhe temperaturë të lartë. Ajo kishte qëndruar zgjuar tërë natën, duke u kujdesur për fëmijët e sidomos për djalin e saj më të vogël, që qante shumë. Me vullnetin e Allahut sëmuret edhe vet Umu Zejdi por ajo nuk ndaloi memorizimin e Kuranit. Ajo u përpoq të bënte sa më shumë që të mundej, deri sa Allahu i shëroi të gjithë. Ajo vazhdonte duke i thënë vetes: “Unë do ta përfundojë së shpejti, inshaAllah”.
Asaj i kishin mbetur edhe dhjetë xhuze për të memorizuar dhe me Mirësinë e Allahut, ajo vazhdonte t’i memorizonte shumë shpejt dhe me lehtësi. Ndërsa në ditën e fundit, ajo u zgjua atë mëngjes duke parë një ëndërr të bukur, se kjo do të jetë dita ku ajo do të përfundonte memorizimin e Kuranit dhe ajo ishte e gëzuar tejmase. I kishin mbetur edhe tre xhuze deri tani, ajo ishte në gjendje për të mësuar një faqe vetëm për 07:55 minuta. Në orën 21:00, ishte natë kur ajo përfundoi mësimin përmendësh të Kuranit. Ajo tregon se ishte mbuluar me ndjenja të çuditshme, emocione të cilat nuk i kishte ndjerë kurrë më parë. As që mund t’i përshkruante për lexuesin ato ndjenja me fjalë.

Kur Umu Zejdi lexoi ajetin e fundit, u lëshua në tokë duke bërë sexhden e falënderimit, me lot gëzimi që ajo më në fund e mbante Kuranin të memorizuar në kraharorin e saj. Ajo falënderoi Allahun që i kishte mundësuar ta bënte këtë para vdekjes së saj.

Në fund të shpjegimit të saj ajo jep disa fjalë të fundit këshilluese: ”Unë jam një grua si çdo grua tjetër. Unë kam burrin dhe fëmijët dhe ata studiojnë në shkolla të zgjedhura dhe të njohura me plan-programin e tyre. E kam memorizuar Kuranin pa neglizhuar ndonjë nga detyrat dhe përgjegjësitë e mia. Jam kujdesur për fëmijët (i kam ndihmuar ata) së pari me edukimin e tyre, dhe gjithmonë duke kryer obligimet ndaj burrit tim duke i dhënë drejtat që i takojnë atij. Si dhe i kam plotësuar detyrimet e mia. Vetëm Allahut i takon Falënderimi! O ju nëna! Pasha Allahun! Mos nxirrni kurrë justifikime, se ju nuk mund të mësoni përmendësh Kuranin. Po çka mund të themi për ato vajza të reja, që nuk janë të martuara akoma dhe nuk kanë përgjegjësi të tilla kundrejt tyre?

Ajo vazhdon duke thënë: ”Kam menduar se suret Bekare dhe Ali-Imran do të jenë të vështira për t’u mësuar përmendësh dhe se do të më marrin një kohë të gjatë dhe Allahu më dha atë që kam menduar, për të mësuar përmendësh këto dy kapituj u desh një kohë shumë e gjatë. U deshën 7 vite sepse unë nuk kam pasur mendime të mira. Por kur i jam mbështetur Allahut dhe duke pasur mendim të mirë ndaj Tij, unë kam mësuar tërë Kuranin përmendësh në një interval të shkurtër kohe. Allahu i Lavdëruar më mundësoi memorizimin e librit të Tij dhe e bëri këtë të lehtë për mua.

O ju që dëshironi të mësoni përmendësh Kuranin! Mbështetja e juaj tek Allahu të jetë e vërtetë dhe e sinqertë, dhe të keni mendime të mira për Allahun. Ai do t’ju udhëzoj
ë dhe do t’ua lehtësojë këtë për ju. Pasha Allahun, ju do të mësoni shumë shpejt.”

Përshtati nga anglishtja Burbuqe R.
Revista Albislam (NR.78)
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.