MЁNYRA E ABDESIT

 
A do tė vazhdosh pėrsėri tė mos falesh? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e premte. 03 gusht 2012
 Pasojat e mos-faljes në këtë botë: 1- Përderisa të mos falesh, Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote. 2- Përderisa të mos falesh, fytyra jote do të jetë përherë e zezë.




Pasojat e mos-faljes në këtë botë:

1- Përderisa të mos falesh, Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.
2- Përderisa të mos falesh, fytyra jote do të jetë përherë e zezë.
3- Përderisa të mos falesh, për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.
4- Përderisa të mos falesh, nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).
5- Përderisa të mos falesh, lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.
6- Përderisa të mos falesh, të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Me vdekjen tënde:
1- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i poshtëruar.
2- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i uritur.
3- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i etur, edhe nëse pin gjithë ujin e deteve.

Ndërsa në varr:
1- Përderisa ti nuk je falur, do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua.
2- Përderisa ti nuk je falur, varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë.
3- Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim me gjarprin 5 herë në ditë, i cili do të dënojë për lënien e namazit të sabahut dhe shtyrjen e tij deri në kohën e drekës, dhe do të vazhdojë të dënojë për lënien e drekës dhe shtyrjen e saj deri në kohën e ikindisë, e kështu me radhë…

Në Ditën e Gjykimit:
1- Përderisa ti nuk je falur, do të tërhiqesh zvarrë me fytyrë mbi gaca zjarri.
2- Përderisa ti nuk je falur, Allahu do të shikojë me syrin e hidhërimit Ditën e Llogarisë.
3- Përderisa ti nuk je falur, do të merresh me llogari të rëndë e pastaj do të urdhërohet të hidhesh në zjarr.

A do të vazhdosh prapë të mos falesh?...
Subhanallah…! Subhanallah…!

O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret; të gjallët dhe të vdekurit prej tyre!

Përshtati: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.