MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėshillė pėr atė femėr qė dėshiron tė mbulohet, por e pengon familja! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Labinot Kunushevci   
e hėnė. 30 korrik 2012
 Ti mbulohu e sakrifiko për Zotin tënd, nëse për Të jo, për kënd atëherë? Kush meriton sakrificë më shumë pos Atij që është më i Miri, më i Forti, më i Dashuri, më i Dhembshuri, më i Mëshirshmi ndaj teje?!






- Zoti të ndihmoftë dhe ta lehtësoftë rrugëtimin drejt Tij, sepse sa më shumë që i kryen obligimet ndaj Tij, ti je më afër Tij, sa më afër Allahut, aq më afër qetësisë, freskisë, lumturisë, kënaqësisë, mirësisë dhe mëshirës, andaj, bëhu e fortë, në obligime bazë, farze, urdhra nga Zoti, mos lësho pe, nuk ka tolerancë në gjynahe, zero tolerancë, mos tolero me ra në gjynah për t’ia bërë qejfin dikujt, mos e kënaq krijesën për ta hidhëruar Krijuesin, se ardhmëria jote është te Allahu, e jo te prindërit.  

- Ti ata i ke familje, e vërtetë, sikur namazin që e ke obligim, ashtu e ke obligim edhe me i respektu ata, mirëpo jo në gjynahe, por vetëm në çështjet e kësaj bote, jo në raport me fe. Nëse prindi synon të ndërhyjë në raportet e tua me Zotin, që t'i prish ato, qoftë me qëllim apo pa qëllim, qoftë me dije apo pa dije, ti mos lejo. Ec përpara me Islam se do të fitosh, ty mos të të dhimbset shumë vetja, më shumë le të dhimbsen ata për shkak të gjendjes së ligë në të cilën gjenden, ndoshta janë muslimanë, por injorantë, e ti motër e dashur, mos u përçaj me ta, por mbaj lidhjet edhe më tutje me familje, sado që të sfidojnë, sprovojnë e pengojnë, këtu ty të matet impulsi i besimit dhe durimit, por ti duhet të kesh urtësi, argument dhe maturi, Islami është i ëmbël, dhe ti prezentoje në familje me shije të ëmbël, kohë pas kohe, kur ti e sheh të udhës dhe të arsyeshme folju me urtësi dhe këshilla të bukura.

Ti ji e vendosur, le të shohin ata te ti këmbëngulësi në çështjen e vendimit për t’u mbuluar, e ti shpjegoja atyre se pa mbulesë je e pasigurt, ndërsa me mbulesë gjithmonë e sigurt, e qetë, me zemër plot, respektuese e një urdhri të Zotit dhe e kompletuar si femër muslimane. Nëse s'të kuptojnë fare, ti përgatiti edhe më tutje në vazhdimësi, fundja fundit, ti mbulohu e sakrifiko për Zotin tënd, nëse për Të jo, për kënd atëherë, kush meriton sakrificë më shumë pos Atij që është më i Miri, më i Forti, më i Dashuri, më i Dhembshuri, më i Mëshirshmi ndaj teje?! 
 

- Andaj, kujtoje sakrificën e Asijes, gruas së Faraonit, lexoje historinë e saj, e Faraoni ka vdekur, më si ai zullumqar nuk ka, por ti mundesh me qenë pasuese e Asijes, e që pastaj, nesër apo pasnesër të të dashurojë Allahu, Krijuesi yt, të të lavdërojë dhe përmend në qiell para krijesave më të pastra të Tij, melaikeve, e të krenohet me ty, Ai, i Lartmadhëruari, Absolut, Një, andaj, a s'ke dëshirë?!  

- Pra, shpalli njëherë e përgjithmonë armiqësi atij që të ka shpallë armiqësi ty moti, kur s'të ka ra në sexhde në shenjë respekti, pra shejtanit të mallkuar, i cili ka dëshirë dhe 24 orë bën çmos që me të zhvesh nga morali, me të largu nga Allahu drejt zjarrit të Xhehenemit, por ti bëju bijë e fjalës së Zotit, miqësoju me Atë, nën pushtetin, furnizimin dhe mbikëqyrjen e të Cilit është jeta dhe vdekja jote, shëndeti dhe sëmundja jote, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jote, lumturia dhe dëshprimi yt, e gjithë kjo realizohet nëse ti je e përmalluar për t'u takuar e lumtur me Allahun në Xhenet, e adresa drejt Xhenetit merret në Kur'an, e në këtë libër të famshëm obligohesh për t'u mbuluar, pasi që është për të mirën tënde, sepse Allahu s'ka nevojë për mbulesën tënde, por ti ke nevojë.

Shamia në kokën tënde është dëshmi e gjallë se ti Allahun e do dhe se çka vjen prej Tij si urdhër apo ndalesë ti e mirëpret, edhe nëse të duket e ithët, me të vetmin qëllim, arritjen e kënaqësisë së Tij.

Shamia është dritë që nuk harxhohet, shtyllë që nuk rrëzohet dhe obligim që nuk zëvendësohet. 
 

- Andaj, ji e vendosur, e sinqertë, krenare dhe e devotshme me Të, lidh kontratë me Zotin tënd, jepja besën se nuk do t'ia kthesh shpinën, e Ai ka me të pagu shtrenjtë, sepse është shumë i Pasur dhe vetëm për njerëz që sakrifikojnë në emrin e Tij e ka krijuar Xhenetin dhe e ka stolisur ashtu që ti të habitesh dhe mahnitesh kur të futesh në të, e gjithë kjo, nëse mbulohesh për hir të Allahut dhe i duron sfidat e jetës kalimtare dhe afatshkurte, drejt një jete të përhershme me lumturi dhe kënaqësi absolute. 

Allahu, Krijuesi i qiejve dhe i tokës thotë: Le të vendosin (femrat) shamitë mbi kraharorin e tyre”. (Kur’an, kaptina nr.24, ajeti nr.31).
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.