MЁNYRA E ABDESIT

 
Mirė se erdhe muaji mė i mirė-Ramazan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e enjte. 19 korrik 2012

O vëllezër e motra të besimit islam,
Edhe pak ditë e po vie muaji më i mirë,
muaji i pastrimit e i mëshirës,
muaji ramazan.

Po e kam një lutje, për disa njerëz të besimit islam
Që bregdetet e kësaj dynjaje i vizitojnë mu në muajin ramazan
duke menduar se Allahun do ta mashtrojnë
nëpër bregdete duke u kënaqur.

Mos harroni të nderuar ju që mendoni kështu se...
Pa dijen e Allahut të Lartësuar
as dushku i malit nuk bie nga dega në Tokë,
si mendoni ju mu në muajin e Madhëruar
bregdetin e vendet turistike t’i vizitoni,
e agjërimin ta harroni!

Unë i lutem Allahut të Madhëruar
se ju të gjithë nga kjo rrugë e gabuar keni për t’u larguar,
se nga bregdeti kurrë shërim s’keni me pasë
pos në rrugën e Allahut të gjitha sëmundjet do t’i largoni
ndërsa me agjërim të gjitha mëkatet e vitit do t’i largoni
e me bregdet vetëm gjynahet do t’i shtoni,
e vdekjen ju mos e harroni.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.