MЁNYRA E ABDESIT

 
Nė pritje tė Ramazanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e martė. 17 korrik 2012


Në pritje të muajit të bekuar të Ramazanit…
Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë gëzim
Në pritje të muajit të madhërueshëm…
O Zot, më jep ymër të agjëroj dhe këtë vit.

Muaj ramazan është muaj i paqes,
dashurisë, mirësisë dhe vëllazërisë.
Mos harro o rob/robëreshë e Allahut
Allahu në këtë muaj lëshon mëshirën e Tij
mbi ata të cilët agjërojnë,
Agjëro dhe ti...
Që kjo mëshirë të përfshin dhe ty.

Muaji Ramazan është muaj i namazit
Mos lejo o rob/robëreshë e Allahut
Që namazi ty të ikë...
Falu pa pritesë dhe plot gëzim
duke falënderuar Allahun e Madhërueshëm
që na dha ymër të agjërojmë dhe këtë vit.

Ramazani është muaj i leximit të Kur’anit
O rob/robëreshë e Allahut
mos të mashtron shejtani dhe kënaqësitë e kësaj dynjaje
e të largohesh nga leximi i Kur’anit

Shumë shpërblime do t’i kesh,

për çdo shkronjë që lexon, sevape do t'fitosh.

Ramazani është muaj i sadakasë (lëmoshës)
O rob/robëreshë e Allahut
Mos mendo që (lëmosha) do ta zvogëlojë pasurinë tënde
me këtë Allahu do ta shumëfishojë pasurinë tënde.
Jepe sadakanë duke mos u bërë mendjemadh
Ndihmoju skamnorëve dhe jetimëve.
Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. ka thënë:
"Kur hyn muaji Ramazan, hapen dyert e xhenetit
e mbyllën dyert e xhehenemit dhe lidhen me zinxhir shejtanët.'' (Buhari, Muslimi)

Mos të ik as një ditë në këtë muaj
Çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë
kaloje në adhurim, mos u ndal...
Agjëro me plot besim tek Allahu xh. sh.
Se Ai do të shpërblejë për të,
do të falen gjynahet e bëra më parë.

O rob/robëreshë e Allahut
mos harro namazin në mes të natës...
“E ai që falet natën me besim tek Allahu xh. sh.
dhe me shpresë tek Allahu se Ai do ta shpërblejë për faljet,
do t’i falen gjynahet e bëra më parë." (Buhariu)

O Allah, kërkoj nga ti që agjërimi im dhe i të gjithë besimtarëve të jetë i pranuar tek Ti...!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.