MЁNYRA E ABDESIT

 
Kushti i parė ėshtė namazi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e diel. 01 korrik 2012

Të gjithë muslimanët duhet ta dinë
Se gjëja e parë prej veprave
për të cilën do pyetet çdo njeri në Ditën e Kiametit është namazi,
se a i kemi falë pesë kohët e namazit.

Çdo njeri musliman, që pandërprerë ka bërë ibadet,
do ta ketë shpërblimin nga Allahu i Lartësuar
Ndërsa ata që nuk e kanë falë namazin,
do të ndëshkohen me fajin e vet.

I lumtë çdo muslimani kudo në botë
që pesë kohët e namazit i falë,
por një shpërblim shumë i madh është edhe për çdo musliman
që fal namazin e natës dhe atë vullnetar.

Shumë njerëz në botë flejnë e nuk mendojnë
Se me fal namazin e natës kurrë më afër Allahut nuk janë
O Allah, të lutem shumë, zemrat tona na i forco,
që të bëjmë sa ma shumë davet.

Për Islam e për besimin që ma ke dhuruar,
që të jem edhe unë njeri i besimit islam,
pa e anashkaluar askënd,
të falënderoj o Zot,
sepse kështu na ka mësuar pejgamberi ynë, Muhammedi s.a.v.s.
O Allah i Lartësuar, të gjithë muslimanët e kësaj bote,
në xhenetin Firdevs inshallah na bashkon. Amin!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.