MЁNYRA E ABDESIT

 
Falėnderuesi, Mirėnjohėsi (ESH SHAKIR – ESH SHEKUR) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e shtunė. 30 qershor 2012
 Ai është Mirënjohës edhe për punën e vogël dhe të paktë, por që është e pastër, e sinqertë dhe e dobishme. Ai shpërblen për një të mirë nga dhjetë deri shtatëqind ose edhe më shumë.




                               Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

           Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë. Allahu është shumë Mirënjohës, i Butë.” (Tegabun, 17). Gjithashtu, fjala e Allahut të Lartësuar: “...Allahu është Mirënjohës, i Dijshëm.” (Nisa, 147).

Ndër emrat e bukur të Allahut janë edhe ESH SHAKIR dhe ESH SHEKUR. Ai është Mirënjohësi edhe për punën e vogël dhe të paktë, por që është e pastër, e sinqertë dhe e dobishme. Fal shumë nga mëkatet dhe nuk humb shpërblimin e atij që bën vepra të mira por atyre ua shumëfishon këtë. Nga Mirënjohja e Tij Ai shpërblen për një të mirë nga dhjetë deri shtatëqind ose edhe më shumë. Allahu e shpërblen robin e Vet për një të mirë me shumë lloje të shpërblimeve, me shpërblim të hershëm para atij të mëvonshëm. Dhe e gjithë kjo nuk është ndonjë obligim dhe e drejtë obliguese e Tij për shkak të veprave të robërve, por Ai ia ka bërë këtë të drejtë obligim Vetes nga bujaria dhe fisnikëria e Vet. Ai nuk ua humb shpërblimin e atyre që veprojnë nëse janë vepërmirë dhe janë të sinqertë në ato vepra.


          Nëse robi i Vet i përfill urdhëresat dhe i zbaton obligimet e Tij, Ai e ndihmon në këtë, e lavdëron për këtë. E fut në zemrën e tij dritën, besimin. Ndërsa, në trupin e tij forcë, aktivitet dhe në çdo gjendje u jep begati, mirësi ndërsa në veprat e tyre shtim dhe sukses.

E më pastaj u ofron për shpërblim të mëvonshëm tek Ai shpërblim të plotë, duke mos u munguar asgjë nga këto. Nga mirënjohja e Allahut ndaj robit të vet është edhe ajo se kush lë diçka për hir të Allahut, Ai do t’ia kompensojë me më të mirë se ajo. Kush i afrohet një pëllëmbë, Ai i afrohet një krah, nëse i afrohet një krah, Ai i afrohet një pashë, nëse i vjen duke ecur, Ai do t’i shkoj duke vrapuar.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.