MЁNYRA E ABDESIT

 
O biri i Ademit pendohu, sepse babai i njerėzimit u pendua! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 18 qershor 2012
 O rob gjynahqar, sa herë që ti bën një vepër të shëmtuar, të duket i rëndë pendimi dhe kthimi tek Ai që falë çdo mëkat?





O njeri, ti që shpreson në ato katër rrota kur ti hip për të udhëtuar, pse e harron Atë pasi zbret i gjallë?

Oj krijesë e dobët, kur ti ngjitesh në qiellin e afërt, lutesh pa ndërprerë që të vie momenti e të vësh këmbët tua përsëri në tokë, e kur arrin, pse ia kthen shpinën Atij sërish?

O biri i Ademit, Toka është vënë në shërbimin tënd, e ti e shkatërron atë?

O mosmirënjohës, sa herë që mbush barkun tënd, harron të falënderosh Atë që çdoherë të ushqen?

O rob gjynahqar, sa herë që ti bën një vepër të shëmtuar, të duket i rëndë pendimi dhe kthimi tek Ai që falë çdo mëkat?

O llafazan, ti brenda disa minutave arrin të përgojosh qindra njerëz, ndërsa të duket e vështirë përmendja e Atij që është Një dhe i Pashoq?

O besëthyer, sa herë që premton në emrin e Tij, e thyen besën qoftë edhe për një qindarkë?

O i paturp, kur ti fsheh veten nga njerëzit për veprat e shëmtuara që bën, harron se Atij s'mund t'i fshihet asgjë që është në Tokë e as në qiell dhe vazhdimisht është duke të vëzhguar?

O dorështrënguar, vallë a dorështrënguar është Zoti yt që sillesh si i tillë?

Oj krijesë e vdekshme, sa herë që të shfrenosh veten, mos harro kurrë se kjo botë është punë pa llogari, e pas ndarjes nga kjo jetë do të gjesh llogari pa punë.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.