MЁNYRA E ABDESIT

 
Motėr studente! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e diel. 17 qershor 2012
 Vendos para vetes një copë letër, dhe asnjëherë mos e neglizho pavarësisht si rrjedhin gjërat, ajo është portë e qetësisë, rehatisë dhe lumturisë… Namazi.




         Vendos para vetes një copë letër, dhe asnjëherë mos e neglizho pavarësisht si rrjedhin gjërat, ajo është portë e qetësisë, rehatisë dhe lumturisë… Namazi.
Fjalë e bukur dhe gjurmë të bekuara për atë që kujdeset për namazin.
Namazi është qetësi nga brengat, pikëllimet, lodhjet dhe peripetitë.
Namazi është shpresa dhe qiriu ndriçues në zemrat e besimtarëve, ndryshe llogaritet edhe uji që shuan etjen e të eturave…

         Namazi! Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Mes nesh dhe atyre (jobesimtarëve) është namazi, andaj kush e len (nuk falet), nuk ka besuar”.
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë:
“Ajo që e dallon robin nga shirku dhe kufri është namazi.”

Falesh nganjëherë, ndërsa obligim është të falesh çdo herë dhe atë në kohën e tij.
Allahu ka thënë: “Namazi është detyrim për besimtarët në kohë të caktuar.” (Nisa, 103)

E vonon atë nga koha e tij për shkak të gjumit, pakujdesisë e përtacisë, dhe kjo është e ndaluar.
Kur do të pyeten banorët e xhehenemit, se: “Për çfarë arsye jeni hudhur në zjarr?
Do të thonë: Nuk ishim prej atyrë që faleshin…”.
Ibën Mes’udi ka thënë: “Nuk e kanë braktisur në përgjithësi, porse e kanë vonuar nga koha e tij.

Bashkon namazet pa arsye të justifikueshme, ndërsa kush falet në kohë, ajo është vërtet e kapur për fenë e Allahut.
Motrës i rrah zemra me namaz, dhe gjuha nuk i pushon nga të përmendurit e Allahut në çdo kohë dhe vend, përveç në disa raste, kur i është e ndaluar përmendja e Allahut fetarisht.

Dashuria për namazin qarkullon në gjakun e saj dhe kur dëgjon ezanin përmallohet për atë.
Dhe kur e vonon namazin për një çast, lotët i rrjedhin nga syt për shkak të dënimit të vonimit.

Namazi është ndriçim për zemrën, zbardhje për fytyrën, energji për gjymtyrët, sjellje e rrizkut, ngritje e padrejtësive, largim i epsheve, ruajtje e dhuntive, zbritje e rahmetit, largim i dënimeve, falje e mëkateve, shtim i sevapeve, ngritje e shkallëve, largim i sprovave, ndihmues në të mirë, shërim për nefsin dhe zilinë, ndërsa më madhështorja prej gjithë këtyre është përgjigjja ndaj porosisë së Muhamedit, alejhi selam, para vdekjes së tij, i cili ka thënë: ”Namazi… namazi…”.

Përshtati: Valdet Kamberi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.