MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėnės sė vdekur PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Gzime Tunuzliu   
e shtunė. 16 qershor 2012

Nënë, ti shkove n'tjetër botë,
e këtu më le mua
më s’mund ta dëgjoj nga ti
fjalën - bijë të dua.

Të mori Zoti, ty moj nënë,
e më la mua pa ty,
mërzitem shumë moj nënë,
që më s'mund të shoh me sy.

Shpesh mendoj për ty nënë
e kujtoj ditët që kaluam bashkë
prej që vdiqe ti moj nënë
në zemër m’u formua një boshllëk.

Kur afrohem te varri yt
sytë më mbushen plot me lot
nënë, ti më le mua
dhe shkove në tjetër botë.

Të gjithë më shikojnë, moj nënë
ndoshta ju dhimbsem unë
oj nënë, të gjithë e kanë ditur
se të kam dashur shumë.

Kur fle natën nënë
unë vetëm për ty mendoj
do të doja të kem pranë
dhe fytyrën tënde ta ledhatoj.

Jam pishman, moj nënë
se nuk ta dita vlerën
prej që vdiqe ti moj nënë
vdekja jote na mbylli derën.

Askush moj nënë
më tek ne nuk vie
që prej asaj dite
kur u largove prej kësaj shtëpie.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.