MЁNYRA E ABDESIT

 
Vajza qė ia rrėqethi lėkurėn nėnės! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 11 qershor 2012
 Nënë, dashuria ndaj Allahut është gjithçka, por kjo dashuri nuk manifestohet vetëm duke e fshehur brenda në zemër, por duhet të bësh të pamundurën për Të, që ta dëshmosh dashurinë ndaj Tij.




Bija: Nënë, kam kuptuar se çdo gjë që ekziston në qiell dhe në tokë i bindet Allahut, pasi që Ai është që i krijoi ato.

Nëna: Po bija ime ashtu është, e ke kuptuar fare mirë - tha duke buzëqeshur.

Bija: Nënë, a nuk duhet që dashuria më e madhe e jona të jetë ndaj Zotit e jo ndaj krijesave të tij?

Nëna: Sigurisht bijë, është Ai që krijoi dashurinë nga Mëshira e Tij e si ta duam krijesën përpara Krijuesit!?

Bija: Nënë, më trego, e do Allahun më shumë se çdo gjë?

Nëna: Bija ime, çdo njeri që e beson Atë, e do fort dhe e mban thellë në zemër besimin ndaj Tij, sigurisht që edhe unë e dua.

Bija: Atëherë më trego, sikur të vinte një ditë dhe të më humbisje, a do të bëje çmos që të më gjeje?

Nëna: Çfarë flet bija ime, fëmija për nënën është gjëja më e bukur që mund të ketë, do të bëja të pamundurën derisa të të gjeja.

Bija: A do të të merrte malli për mua? A do të trishtoheshe?

Nëna: Bija ime, përderisa ti je në shkollë, mungesa jote ndihet brenda shtëpisë e të mos flasim për mungesën tënde në zemrën time.

Bija: Nënë, ti do të bëje çmos sepse jam mishi dhe gjaku yt dhe më do tej mase apo jo? Atëherë, të pyes nënë, pse nuk fillon namazin?

Nëna: Nuk të kuptoj bija ime, pse gjithë ato pyetje e tani më drejtohesh me pyetjen e namazit?

Bija: Nënë, ti the që më do dhe do të bëje të pamundurën vetëm që mos të më humbisje, ndërsa për të Dashurin tonë më të madh nuk je në gjendje të bësh atë që Ai ta kërkon. Jo që Ai është i humbur, por ne duhet kërkuar, sepse jemi të humbur kur prej Tij nuk kërkojmë! Ti the që do të të mungoja shumë, e si nuk të mungon Allahu? Ti the që do të trishtoheshe shumë për mua, e si mendon vallë, a është i kënaqur Zoti kur robi i Tij e refuzon?

Nënë, dashuria ndaj Allahut është gjithçka, por kjo dashuri nuk manifestohet vetëm duke e fshehur brenda në zemër, sepse duhet të bësh të pamundurën edhe për Të, që ta dëshmosh dashurinë ndaj Tij.
Nëna ime, të këshilloj që ta fillosh namazin dhe të ndjesh ëmbëlsinë e nënshtrimit duke nuhatur dheun nga i cili u krijove!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.