MЁNYRA E ABDESIT

 
Fjala e mirė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e enjte. 07 qershor 2012
 - Ajo fjalë e cila e gëzon lexuesin dhe bashkon zemrat.
- Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtrat e të tjerëve.
- Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me lejen e Allahut.





Fjala e mirë është:

- Ajo fjalë e cila e gëzon lexuesin dhe bashkon zemrat.
- Ajo fjalë e cila lë gjurmë të mira në shpirtrat e të tjerëve.
- Ajo fjalë e cila sjell fryte të mira në çdo kohë, me lejen e Allahut.

1. Fjala e mirë është moto për thënësin e saj dhe argument për mirësinë e tij.

2. Me fjalën e mirë mbrohesh nga zjarri.

3. Fjala e mirë e kthen armikun në mik, me lejen e Allahut, dhe mllefin e zemrës në dashuri dhe ngrohtësi.

4. Ajo jep fryte punë të mira në çdo kohë me lejen e Allahut.

5. Ajo ngjitet në qiell dhe i hapen asaj dyert e qiellit, dhe pranohet me lejen e Allahut:
“… te Ai ngritet fjala e mire (besimi) dhe veprimi i mire, e Ai i pranon…” (Fatir, 10).


6. Ajo është dhurata dhe mirësia e Allahut për robin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë:
“Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.” (Haxh, 24).


7. Shpërblimi i fjalës së mirë është njësoj si shpërblimi i lëmoshës.

8. Ajo zbut zemrat e të tjerëve, largon lotin e të mërziturit dhe pajton të larguarit.

9. Fjala e mirë është lëmoshë sepse ajo të gëzon zemrën, ta shëron plagën, të largon zemërimin dhe shton paqen.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.