MЁNYRA E ABDESIT

 
S’duam lėmoshė, kėrkojmė respekt PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e mėrkurė. 06 qershor 2012

Vitet pas luftës po kalojnë shpejt
Ja po bëhen edhe trembëdhjetë vjet liri...
Ndërsa populli i Kosovës, mbeti pothuaj ashtu
Si ishte edhe në kohën e paraluftës...

Shumë njerëz mbetën në rrugë e pa shtëpi...
Atë pasuri që e kishim shumë nga ne, na e dogji shkau i zi,
dhe ne mbetëm nëpër rrugë
edhe pas trembëdhjetë viteve...

Menduam se shpëtuam nga lufta që patëm me shki
Kush ka menduar që edhe 13 vite pas luftës
Nuk do t’i gjejnë ende shumica eshtrat e babës, nënës, vëllait, djalit
dhe nuk dinë as ku i kanë eshtrat e të afërmve të vet...

Askush pas luftës që ishte një tragjedi e shekullit 20...
nuk mund të mendonte se një pensionist në Kosovë,
që ka punuar në Trepçë, ndërtimtari apo profesione të rënda...
Sot nuk ka para as për bukë e le më për barna e pushim...

Si jetohet me 45 euro në Evropë,
Kosova jonë don të hyjë në Evropë,
kur çmimet e Kosovës janë më të shtrenjta se në Evropë...
Dikush sot ka para me miliona, lokale, toka e biznese
e dikush s’ka para as për bukë, e shumë fëmijë sot mbetën pa dy prindër...


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.