MЁNYRA E ABDESIT

 
I Shenjti, Paqedhėnėsi, i Madhėruari, i Miri (EL KUDDUS, ES SELAM, ES SEBUH, ET TAJIB) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e mėrkurė. 30 maj 2012
 “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë)...” (Hashr, 23).





Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i mvishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë)...” (Hashr, 23).
Ndërsa, në një hadith i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “I Madhëruar, i Shenjtë, Zot i melekëve dhe i Shpirtit.” (Shënon Muslimi). Gjithashtu në një hadith tjetër ai ka thënë:
“Vërtet, Allahu është i Mirë dhe nuk pranon veçse të mirën.” (Shënon Buhariu).

Ndër emrat e Allahut janë edhe EL KUDDUS, ES SELAM, që do të thotë i Madhëruar, i pastër nga të gjitha cilësitë e mangëta, ose t’i ngjasojë dikush nga krijesat. Ai është i pastër nga të gjitha të metat, i pastër që t’i ngjasojë Atij dikush në diçka nga përsosmëria:
 
“...Asnjë send nuk është si Ai...” (Shura, 11).
“...Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Ihlas, 4).
“...A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” (Merjem, 65).
“...Pra, mos i përshkruani Allahut shok...” (Bekare, 22).

EL KUDDUS është si ES SELAM, mohojnë çdo mangësi në të gjitha aspektet dhe në vete përfshijnë përsosmërinë, ngase kur mohohet mangësia atëherë vërtetohet përsosmëria e plotë. Ai është i Shenjti, Madhështori, i pastër nga çdo e keqe, nuk i ngjason Atij asgjë nga krijesat. Ai është i pastër nga çdo mangësi dhe nga çdo gjë që kundërshton përsosmërinë e Vet.

Ky është rregull me të cilën Allahu është i pastër nga çdo mangësi në të gjitha aspektet. Është Madhështori që të ketë të barabartë ose të ngjashëm si Ai ose të emërtohet dikush si Ai. Është i pastër në cilësitë e Veta, të cilat janë cilësi më të përsosura, më madhështore.

Madhërim do të thotë pastrim. Nga pastërtia e përsosur është edhe vërtetimi i cilësive të madhështisë dhe madhërisë për Të. Me të synohet ruajtja e përsosmërisë së Tij nga mendimet e këqija, si mendime të injorancës që mendojnë për Allahun mendim të keq. Mendim që s’i takon dhe s’i përket Atij. Ndaj, kur robi e lavdëron Zotin e vet duke thënë: Sub’hanallah (I Lartësuar qoftë Allahu!) ose i Madhëruar e të ngjashme me këto, me këtë nënkuptohet lavdërimi i Tij duke i vërtetuar çdo përsosmëri dhe larguar nga Ai çdo mangësi.

Ndërsa, ET TAJIB (I MIRI), thotë Kadi Ijad: “I Miri, në cilësitë e Allahut, ka për qëllim i pastër nga çdo mangësi. Dhe ky emër ka kuptimin e emrit EL KUDDUS (i SHENJTI). Ndërsa esenca e emrit ET TAJIB rrjedh nga dëlirësia dhe pastërtia nga ndyrësirat.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.