MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė e mira qė ėshtė thėnė pėr ty motėr PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Unejs Murati   
e mėrkurė. 30 maj 2012
 Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim...





Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut. Prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja dhe mëshira qoftë mbi të dashurin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.  

Për çdo motër që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. 
Për çdo motër që dëshiron shpëtim dhe shpreson fitore dhe qetësim. 
Për çdo motër që ka përqafuar metodën e thjeshtësisë duke mos u mashtruar pas fjalëve të bukura. 
Për çdo motër që do të dijë obligimet e të tjerëve ndaj saj dhe të saj ndaj të tjerëve. 
Për çdo motër që ëndërron të arrijë nderin dhe moralin më të lartë, që të jetë edukuese dhe përmirësuese e gjendjes. 

Kështu flet libri i Allahut, që thotë vetëm të vërtetën, dhe Sunneti i të Dëguarit të Tij, që e zbukuron atë të vërtetë me urtësi dhe butësi. 

Motër e nderuar dhe e respektuar, lexo fjalën më të mirë që është thënë për ty nga Allahu dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

1.
      
Më i miri prej jush tek Allahu është më i devotshmi

Allahu në Kur’an thotë: "...Më i devotshmi prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij...” (El Huxhurat: 13) I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Me të vërtetë gratë janë binjake të burrave.” 

2.       Vepra dhe shpërblime

Allahu në Kur’an thotë: "Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim)...” (Ali Imran: 195)  

3.       Pronësia dhe fitimi

Allahu në Kur'an ka thënë: "...Meshkujt do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar e po ashtu edhe femrat do të kenë pjesë prej asaj që kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij..." (En Nisa: 32) 

4.       Pjesë nga trashëgimia 

Allahu në Kur'an thotë: "Meshkujve u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo shumë, si pjesë e caktuar dhe e detyruar." (En Nisa: 7) 

5.       Të mbrojtura nga shpifjet

Allahu në Kur'an thotë: "Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh." (En Nur: 23) 

6.       E drejta për martesë

Allahu  në Kur'an thotë: "Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë." (Er-Rrum: 21) 

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kjo botë është tregti dhe tregtia më e mirë është gruaja e ndershme."[1] 

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Gruaja që ka bereqetin më të madh është ajo që ka mehrin më të ulët."[2] 

7.       Obligueshmëria e marrjes së pëlqimit nga femra për martesën e saj

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk martohet e veja derisa të konsultohet dhe nuk martohet virgjëresha derisa të merret pëlqimi i saj.”  I thanë: “O i Dërguar i Allahut, e cili është pëlqimi i saj?” Tha: “Heshtja.”[3] 

8.       Mospengimi i femrës në martesë

Allahu në Kur'an thotë: "...Mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë..." (El Bekare: 232)

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ju vjen dikush dhe ju kërkon martesë, jeni të kënaqur me fenë e tij, me moralin e tij, atëherë martojeni. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë do të keni sprova të shumta dhe do të përballeni me probleme të shumta.”[4] 

9.       Drejtësia

Allahu në Kur'an thotë: "Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj..." (En Nisa: 3)

 Allahu në Kur'an thotë: "Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur..." (En Nisa: 129) 

10.   Mbrojtja

Allahu në Kur'an thotë: "...Sa u përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më..." (En Nisa: 34)
 

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush i ka dy gra dhe anon ka njëra më shumë, do vijë Ditën e Gjykimit me njërën pjesë të anuar." [5]   

Marrë nga: "Darul Watan"
Përshtati: Unejs MURATI


[1] Transmeton Muslimi.

[2] Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi.

[3] Mutefekun alejhi.

[4] Transmeton Tirmidhiu, Albani e ka bërë të mirë.

[5] Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Nisaiu. Albani e ka cilësuar të vërtetë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.