MЁNYRA E ABDESIT

 
Kurrė mos lakmo pasuri nga harami PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e diel. 27 maj 2012

Kurrë mos lakmo se nuk ke shumë pasuri në këtë botë,
por gjithmonë lute Allahun xh.sh.
Që atë pasuri që e ke, ta fitosh vetëm me djersë.
Sepse kështu na kanë mësuar pejgamberët tanë.

Bota sot është e zhytur thellë në korrupcion-haram...
Shumë nga njerëzit që kanë pak pushtet në dorë
nuk ju vjen marre që vjedhin e luajnë edhe me fukara e jetima...
Ndërsa ata jetojnë si të jenë sulltana e mbretër...

Mendoni mirë ju që sot jeni në pushtet, në të katër anët e rruzullit të botës,
se ashtu si e keni fituar atë pasuri
ashtu ajo në këtë botë edhe do të jetë,
por ju në botën që neve të gjithëve na pret,
do të merrni me veti veç dy metra qefin edhe pak dhe...

Vallë, a ka sot në këtë botë njeri si Omeri r.a. që do të vie në pushtet…
Kur edhe fëmijës së vet, duke e ngrënë një mollë, nga goja atij ia nxjerr...
Sepse Omeri r.a. haramin kurrë s’e ka lejuar,
ani se nuk është lehtë nga goja evladit kafshatën me ia nxjerrë,
por e ka pasë frikën e Allahut aze ve xhel...

Kurrë mos lakmoni në pasurinë pa punë e pa djersë, pasurinë haram,
por mundohuni gjithmonë në rrugën islame, duke ruajtur moralin,
me punë dhe nder atë ta fitosh,
për veten e familjen tënde  
dhe nga rruga e Allahut, aze ue xhel, kurrë mos u largo
se harami kurrë s’të ndihmon...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.