MЁNYRA E ABDESIT

 
Jeta pa ty, vėllai im! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e enjte. 24 maj 2012

(Xhemajl Vilancit) 
 
O vëlla i dashur Xhemajl...
vitet na u nxinë pa ty vëlla...
ti po tretesh në dhe...
ne me lot në sy mbi dhe...
 
Sa të lumtur ishim...
kur erdhe në vizitë nga Gjermania në Suedi...
mendova se të kam pranë...
Vdekja të mori ty pa prit.
 
Pa i bërë nëntë muaj vëllai Qenan,
o vëlla ike edhe ti...
për familjen time ishte shumë vështirë...
por caktimit të Allahut s’mundemi me ju përzi.
 
Fëmijët e tu, Arditi, Anita, Arita dhe bashkëshortja jote Mevludja
të pikëlluar do t’ju kujtojnë përjetë...
kurrë s’kemi me të harruar, o vëllau im Xhemajl...
ike edhe ti, e i le të jetojnë fëmijët jetimë
ashtu si u rritëm ne gjashtë fëmijët,
ti babën tonë shumë pak edhe e mban mend se ishe tre vjeq...
 
Ah, jetë o jetë, sa e pamëshirshme që je ti...
Vëllai tretet në tokë e ne tretemi mbi dhe...
na bën hallall, o vëllau im Xhemajl,
se unë ju rrita të vegjël, por se do të vdesësh si mysafir këtë s’e kam prit
Allahu na takoftë në Xhenet. Amin!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.