MЁNYRA E ABDESIT

 
Vdekja nė kurbet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e premte. 18 maj 2012

(Vëllait Qenan Vilanci)

Na shkove pa fjalë
pa asnjë amanet...
së paku një fjalë goje
ta kisha kujtim për jetë.

U largove krejt papritur…
as në ëndërr s’po të shoh...
nga brenga për ty, vëllai im
as veten s’po e njoh më...

E kujtoj veç mëngjesin...
që ishim bashkë ne dy...
dhe lajmin se nga jeta,
je ndarë ti, o vëllai im...

M’u duk se m’u përmbys toka
dhe m’u përmbys dheu nën këmbë...
vetëm lotët dhe pikëllimi i thellë...
në zemrën time zunë vend, vëlla Qenan...

Vetëm një vjeç ishe ti
kur babai ynë ndërroi jetë...
më ke respektuar si prind e vëlla...
por kurrë s’e kam besuar
se do të vish mysafir, e këtu edhe do të vdesësh...
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.