MЁNYRA E ABDESIT

 
El-kehanetu (falli) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Salih el Feuzan   
e premte. 28 korrik 2006
       
         El-Kehanetu (falli) është pretendim i njohjes se fshehtësisë dhe çështjeve të fshehura, sikurse janë lajmërimet se çka do të ndodh mbi tokë dhe se ku është vendi i gjësendit të humbur me ndihmën e shejtanëve të cilët vjedhin zërat nga qielli. All-llahu, subhanehu ve tela, thotë:
A t’ju lajmëroj se kujt i zbresin shejtanët? Ata izbresin çdo të prishuri dhe gjyhnaqari të madh. Ata (shejtanët) i hudhin dëgjimet (se çka flasin melaqet) por shumica e tyre gënjejnë”.(Esh-Shuara:221-223).

  Pra, shejatanët vjedhin ndonjë fjalë të melaqeve dhe pastaj e vënë në veshin e falltorit dhe nga kjo ai shpik njëqind gënjeshtra dhe njerëzit i besojnë për shkak të asaj fjale që e ka dëgjar nga qielli.

    Vetëm All-llahu, subhanehu ve teala, është njohësi i fshehtësisë, kurse ai që pretendon shoqërimin e tij në këtë çështje apo i beson personit që pretendon një gjë të tillë, i ka bërë shirk All-llahut.
Falli nuk është i pastër nga shirku, sepse ai është afrim tek shejtanët me ato veprime që ata i dëshirojnë.
Falli është shirk në rububijetin e All-llahut,subhanehu ve teala,sepse vepruesi i tij pretendon shoqërimin e All-llahut, subhanehu ve teala, në diturinë e Tij, gjithashtu është shirk në uluhijetin e All-llahut, subhanehu ve teala, në adhurimin e veçantë për All-llahun, sepse ai është adhurim i shejtanëve. Transmetohet nga Ebu Hureje, radijallahu anhu, se Muhammedi, salallahu alejhi ve selem, tha:
“Ai që shkon tek një falltor dhe I beson atij, ai vetëm se ka mohuar atë që iu zbrit Muhammedit”.

        Çështja në të cilën duhet pasur kujdes dhe duhet këshilluar të tjerët është se: Se falltorët luajnë me besimet e njerëzve, sepse u paraqiten atyre me rroba të mjekëve, kështu që i urdhërojnë të sëmuarit që t’i bëjnë kurban dikujt tjetër përveë All-llahut, subhanehu ve teala, u thonë  të therrin dashin apo pulën me filan cilësi apo u shkruajn atyre hajmali që përmbajnë shirk.
 Disa nga ata paraqiten në formë të atyre që lajmërojn fshehtësinë dhe vendin e gjërave të humbura.
Injorantët shkojnë tek ata dhe i pyesin për gjërat të humbura, kurse ata i lajmërojn për gjërat e humbura përmes bashkëpuntorëve të tyre në mesin e shejtanëve.
 Disa të tjerë paraqiten në formën e evlijave, të cilët kinse bëjnë mrekulli e keramete, sikurse hyrja në zjarr pa u djegur, rrahja e vetës me armë e shumë veprime tjera të cilat në realitet janë sihr dhe veprime të shejtanëve që i bëjnë me dorën e falltorëve që në këtë mënyrë bëjnë trazira në mes të njerëzve. Ato janë mashtrime të fshehta të cilat i veprojnë ata vetëm t’u paraqitet ashtu para syve të njerëzve, sikur ishin veprimet e magjistarëve të Faraonit.

                  Marrë nga libri: Njëshmëria e All-llahut (subhanehu ve tealA)
                                                                              Salih el Feuzan
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.