MЁNYRA E ABDESIT

 
I humbur PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shkurte Bajraliu   
e martė. 15 maj 2012

(e imagjinuar)


I humbur diku, ku nuk mund të më gjeni
I humbur diku, ku nuk lind dielli
Këtu në dheun e huaj, trupi im rri
Ah, moj nëna ime, sa kam mërzi.

Qëndroj përballë armikut tim, oj nëna ime,
Prehem në këtë dhe, dhe fqinj i kam armiqtë e mi
Këtu, moj nënë, trupi s’më rri, shpesh zgjohet të vij te ti
E di, moj nënë, që ti më kërkon, por mos kërko aty nuk jam.

Shpirtin te Zoti im e kam dhe dhimbje nuk ndjej,
por trupi im po shkrihet në këtë dhe

Në dheun që më së shumti e urrejta,
edhe pse luftova për dheun tim, unë këtu u vendosa.


Ah, moj nëna ime, s’ka diell, s’ka lule mbi dhe e s’ka as fije bari mbi këtë varr
I shkretë është varri im, moj nënë, se shumë kam mall
Ah, përditë vijnë lutjet tua për mua këtu, moj nëna ime
Shpirti më kënaqet te Zoti, por trupi më është ngrirë.

Eja, më merrni, o njerëzit e mi, mos më leni këtu, sepse këtu është dheu i zi
Këtu ka zjarr, helm dhe hi, dheu më i keq i armiqve të mi
Mua si person të zhdukur, më përmendni shumë,
por a jeni duke më kërkuar, si ju kërkoj unë!?


Ah, njerëzit e mi, sa shpejt më harruat,
unë ju pres çdo ditë varrin me ma shpaluar

ah, moj nëna ime, po të drejtohem se vetëm ti qan,
duro edhe pak se fundi ka ardhë.

Sa shumë, moj nënë, këtë hall e qajnë,
e askush, moj nënë, nuk na vjen pranë,
këtu i kam vëllezërit dhe motrat, ka nëna, baballarë dhe gjyshër të mjerë,
në varret masive, moj nëna ime, trupi ynë kalbet përditë.

Ah, sa ngushtë është këtu, moj nëna ime,
na janë përzier eshtrat dhe nuk mund t’i gjej të miat,
sikur të vjen dikush nga ju, moj nëna ime, në Kosovë të më sillni,
ju thërret njëri prej shumë të zhdukurve…

Ju thërret me zë edhe pse nuk e dëgjoni...
eja, dikush ejaa, se s’kam fuqi t’ju thërras,
qe 13 vite qava, tani lotët më janë zhdukur edhe bari më nuk del
sepse s’ka me çka të ujitet, lotët na janë tharë... po... po…


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.