MЁNYRA E ABDESIT

 
Hoxha dhe papagalli PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 14 maj 2012
 Frikohem se mos jemi sikurse papagalli, e kalojmë jetën duke e përsëritur shehadetin me gjuhët tona, e kur na vjen vdekja e harrojmë sepse zemrat tona nuk e kanë njohur mirë.






Një hoxhë i mësonte nxënësit e tij “Akide-Besim” dhe ua mësonte atyre fjalën “La ilahe ilallah” dhe ua komentonte.

Një ditë prej ditëve njëri nga nxënësit ia solli dhuratë hoxhës një papagall sepse ai ishte i dhënë pas ruajtjes së maceve dhe zogjve.
Hoxha filloi ta don papagallin dhe njëherit ta marrë me vete në mësimet e tij, derisa papagalli mësoi shqiptimin e fjalës La ilahe ilallah, dhe papagalli e përsëritte shehadetin-dëshminë, ditë e natë.

Një ditë kur erdhën nxënësit tek hoxha, e gjetën atë duke qarë, dhe kur e pyetën pse po qan ai u përgjigj: - Macja e ka mbytur papagallin.

Nxënësit i thanë: - A për këtë po qan?! Nëse dëshiron do ta sjellim një tjetër në vend të tij, edhe më të mirë se ai; ndërsa hoxha ua ktheu:
- Nuk po qaj për këtë, por kur macja e sulmoi papagalin filloi të britte dhe të lëshojë zë tjetër derisa ngordhi, edhe pse ishte nga ata që shumë shpesh e thonte fjalën “La ila ilallah”.
Kur e sulmoi macja, harroi shehadetin dhe filloi të britte, sepse ai e thoshte vetëm me gjuhën e tij, ndërsa zemra e tij nuk e ndjente e as nuk e dinte.

Pastaj hoxha tha: Frikohem se mos jemi sikurse ky (papagalli), e kalojmë jetën duke e përsëritur shehadetin me gjuhët tona, e kur na vjen vdekja e harrojmë sepse zemrat tona nuk e kanë njohur mirë.

Nxënësit filluan të qajnë nga frika e mos-sinqeritetit në fjalën “La ilahe ilallah”.

Ne, a e kemi mësuar fjalën “La ilahe ilallah” si duhet, a i kemi mësuar kushtet, vaxhibatet dhe kuptimet e saja?

O Allah, na forco me fjalën “La ilahe ilallah” në këtë botë dhe botën tjetër!

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.