MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse namazin e harrojmė?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e shtunė. 12 maj 2012

Pa dëgjoni, o vëllezër e motra, ezani po na thërret
Sepse vetëm në namaz ne do ta gjejmë qetësinë shpirtërore
Zemra ime po vajton, o vëllezër e motra muslimane
Sepse pos Allahut askush gabimet tona nuk i falë.

Shpesh e këshilloj veten në heshtje, duke menduar
Pse mua më kalon jeta kot, e obligimin e namazit e harroj?!
Lotët më dalin nga sytë e mi, a thua pse mua më mashtron ai shejtani i zi,
dhe e harroj obligimin e namazit që është farz?!

Dhe lotët e mi ashtu pikojnë, si shi pikojnë,
e gjynahet e mia shpresoj se Zoti xh.sh., do të m’i falë,
se unë namazin që e kam obligim shpesh po e harroj
duke u habitur pas kësaj dynjaje,
që tash jam e pas një sekonde nuk dihet se a do të jem.

Unë kam vendosur që mendjen time krejtësisht ta ndryshojë
Nuk më ka hije që kjo dynja e rrejshme dhe shejtani mua të më komandojnë,
se e dua Zotin një, se Ai mua më dha së pari shëndet, mendjen, sytë…
e pse unë obligimin tim, namazin, shpesh ta harrojë?!
Në këtë botë e në botën tjetër unë Zotin gjithmonë do ta dua e falënderojë.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.