MЁNYRA E ABDESIT

 
E ēuditshme! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e hėnė. 07 maj 2012
 Të shohësh sesi njerëzit nuk janë në gjendje një copë të vogël të trupit të tyre ta kontrollojnë ashtu si duhet, gjuhën, është tmerrësisht e çuditshme!






Sa më tepër lexon njeriu, aq më tepër i shtohet çudia. Secila krijesë ka një rol dhe atë e kryen me sukses të lartë. Përveç shumicës së njerëzve!


Sheh sesi buburreci përkundër që ia pengon lëvizjen, ai nuk ndalon së ecuri, së përpjekuri. Më e shumta që mund të të bëj është lehtë të të pickojë. Por jo të të shkatërrojë. Jo të të fyejë. Nëse nuk ia liron rrugën, ai vazhdon të protestojë pareshtur për të drejtën e tij për të lëvizur drejt qëllimit.


Pastaj sheh sesi hëna, përkundër që herëpashere mbulohet nga mjegullat, ajo nuk nevrikoset. Por vazhdon rrugën e saj. Edhe drita e diellit, edhe kur njerëzit energjinë e saj e keqshfrytëzojnë, vazhdon të kryejë misionin e vet.


Edhe kafshët më të egra që njihen ndër njerëz bëjnë punën e tyre, një punë të vështirë, për të ruajtur harmoninë dhe ekuilibrin. Prandaj kur pengohen të bëjnë një gjë të tillë paraqiten të rrezikshme për qenien njerëzore, kur këta të fundit bëhen të rrezikshëm ndaj misionit të tyre. Përkunder këtij rreziku, ato guxojnë në misionin e tyre.


Zogjtë nuk dëshpërohen duke kërkuar pjesën e tyre. Edhe pse njerëzit shpeshherë tregohen të pamëshirshëm ndaj tyre. Po edhe ajri që thithim, përpiqet të pastrojë vetveten me natyrën e pastër, që t'i shërbejë njeriut, përkundër që ky i fundit e ndot.


Pastaj të shohësh sesi njerëzit nuk janë në gjendje një copë të vogël të trupit të tyre ta kontrollojnë ashtu si duhet, gjuhën, është tmerrësisht e çuditshme!


Njeriu është në një sprovë të madhe!Njeriu pa edukatën hyjnore, është gjëja më e ulët.Këto janë vetëm disa shenja. Ka dhe shumë shenja të tjera, por edhe brenda atyre që përmendëm.


Zoti na udhëzoftë drejt të kuptuarit të drejtë të shenjave dhe argumenteve në horizont dhe në vetveten tonë!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.