MЁNYRA E ABDESIT

 
Shėngjergji PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e shtunė. 05 maj 2012

Më habisin këta njerëz!
Që këtë e quajnë festë
Kur as vet s’e dinë çdo me thënë fjala ''shëngjergj''
Me familje n'tyrbe shkojnë
Dhe kurban aty dërgojnë
Shumë njerëz aty tubohen
Me lojëra të ndryshme argëtohen
Djem dhe vajza bashkë kërcejnë
Për ta festuar siç e quajnë këtë festë ''shëngjergj''
Po ti pyesësh këta njerëz
Se çka do me thënë për ju kjo festë
Do përgjigjen menjëherë
Fare nuk e kemi idenë
E festojmë për t’u argëtuar
Disa të tjerë shumë seriozisht e marrin këtë
Me shumë besim n'tyrbe shkojnë
Disa shkojnë për t’u argëtuar
Disa tjerë për të shikuar
Ka dhe shumë që kanë besim
Shkojnë që të ju prihet e mbara për këtë vit
Allahun shumë e kanë harruar
Në gjëra t'ndryshme janë hutuar
Shumë mëkate dhe gabime,
janë duke vepruar
Që një ditë do të japin llogari kanë harruar
Çdo njeri ka të drejtë n'këtë jetë
Që të veprojë siç do vet
Por Allahun kurrë s'duhet harruar
Mos të veprojë në atë që është e ndaluar,
e Zotin tuaj me hidhëruar
N'këtë jetë nuk të ndihmon tyrbe as teqe
as varret e mira siç iu thonë po as nezrat (kurbanat që theren në tyrbe).

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.